Del Piero flet per Interin: “Ja cfare mendoj per zikalterit. Per mendimin tim Dzeko eshte edhe me i mire se…”
I ftuar ne distance si gjithmone ne studion e Sky Sport per te komentuar Champions League, legjenda e Juventusit, Del Piero, ka folur edhe per Interin.
Ai eshte nje nga njerezit e famshem dhe me histori ne ndeshjet Inter-Juventus qe po intervistohet perpara kesaj ndeshje te madhe te se dieles.
“Une mendoj se Interi ka qene shume pafat ne dy ndeshjet e para ne Champions League kunder Real Madrid dhe Shakhtar.”
“Une i kam pare keto dy ndeshje dhe Interi ka pasur shume pak fat. Shume potencial por fati ka munguar ne te dy rastet.”
“Dzeko per mua po ben shume mire, edhe pse nese shohim shifrat, ai po ben edhe me mire se Romelu Lukaku ne nivel golash.”
“E mos harroni edhe dicka tjeter: Dzeko nuk i gjuan penalltite tek Interi dhe Lukaku ka qene gjuajtesi kryesor i penalltive.”
“E vertete qe kunderulmet e belgut kane qene nje nivel i madh force per Interin por Interi i ri funksionon ne nje menyre tjeter.”
“Inter-Juventus? Do te jete nje ndeshje shume e forte ku natyrisht do te fitoje ajo skuader qe do te besoje me shume te fitorja.”