Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

3,059 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Deloitte – Te ardhurat: Inter +14.4 milione euro kete sezon, je ne 20 me te mirat!

Deloitte – Te ardhurat: Inter +14.4 milione euro kete sezon, je ne 20 me te mirat!
Inter Club Staff

“Deloitte Football Money League” ka publikuar për të njëzet-in sezon me rradhë, listën e 20 klubeve më të pasura të planetit, bazuar kjo në të ardhurat vjetore të çdo klubi në tre zërat kryesorë; të ardhurat nga ndeshjet, të ardhurat nga e drejta televizive si dhe të ardhurat komerciale.

Ndryshe nga vitet e tjera, në krye të kësaj liste tashmë qëndron Manchester United dhe jo më Real Madrid, ndërsa për të 20-in sezon me rradhë, pjesë e kësaj liste prestigjozë është edhe klubi jonë.

Duhet thënë që, mos pjesmarrja e vazhdueshme në kupat europiane, ose më saktë në Champions League, ka ndikuar drejtpërdrejtë në rezultatet e kësaj renditje dhe për këtë arsye, Interi e gjen veten vetëm në vend të 19. Kështu, rezulton që rritja e të ardhurave nga ndeshjet e zhvilluara në San Siro të jetë 25.7 milionë €, rritja nga të drejtat televizive të jetë 98.6 milionë €, ndërsa rritja nga te ardhurat komerciale është 25.7 milionë €, me një rritje totale prej 179.2 milionë € gjatë sezonit 2015-2016.

Foto nga Deloitte.

Edicioni i 21-të i kësaj renditje speciale, rrezikon të jetë i pari ku Interi të mos jetë pjesë, pasi kjo varet kryesisht nga performanca e ekipit dhe sigurisht nga pjesmarrja në Kupat Europiane, ku për fat të keq mungojmë edhe këtë sezon. Por absolutisht është shumë e rëndësishme rruga që klubi ka nisur nën drejtimin e pronarëve të rinj. Së pari forcimi i ekipit me elementë cilësorë dhe rruga që duhet të bëjnë këta djem për të kthyer sa më parë ekipin në Champions League. Sa për anën komerciale, rruga tashmë ka nisur, për ta bërë markën “Inter”, më të pëlqyerën për mbështetësit e saj anembanë globit, pa qënë nevoja për vendosur “dy vija të shëmtuara si simbol të së ardhmes,”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.