Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

874 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Dembele, mbrojtesi i krahut dhe Malcom: Ja so Piero Ausilio po pergatit strategjine e sulmit

Dembele, mbrojtesi i krahut dhe Malcom: Ja so Piero Ausilio po pergatit strategjine e sulmit
Inter Club Staff

Ka qene nje e diele pushimi e merituar ajo e djeshmja pas nje muaji shume te lodhshem tratativash dhe plusvalencash ne shtepine Inter te cilat u mbyllen me sukses te plote nga Interi (gjate dites sot do te publikojme nje speciale me plusvalencat dhe menyren si u arriten ato).

Ardhja e Nainggolan dhe Politano – lexohet tek Gazzette dello Sport – kane mbyllur virtualisht merkaton e blerjeve nga sot deri ne fillimin e grumbullimit, gjithmone nese Ausilio nuk na ka rezervuar ndonje surprize.

Por nga keto deri ne 17 gusht mbeten per tu mbushur tre vrima ne skuadren e Interit: Luciano Spalletti ne mesfushe pret nje mesfushor te fuqishem por edhe teknik.

Ne mbrojtje duhet nje mbrojtes i krahut te djahte por pa harruar edhe sulmuesin e krahut.

E atehere – tregon e perditshmja italiane – ditet e ardhshme do te jene ato ku do te vendosen strategjite e reja te merkatos: per sa i perket Mousa Dembele, duhet kuptuar se sa peshojne parate kineze ne mendjen e tij apo nese deshiron te qendroje ne Europe e te vije tek Interi.

Per rolin e mbrojtesit te krahut jane ne gare Vrsaljko (Atletico), Zappacosta(Chelsea), Vidal (Barcellona) dhe Darmian (Man. United) pervec Florenzit qe eshte nje objektiv konkret nese nuk do te rinovonte me Romen.

Nuk ka asnje nxitim ama, po ashtu edhe per Malcom qe dje pas mungeses ne ditet e para te grumbullimit, eshte rikthyer ne France.

Strategjia e Ausilios per momentin eshte te prese momentin e duhur per te vepruar e te mos nxitohet tek asnje nga tratativat me larte. Nuk eshte UEFA qe po ndjek dhe kohe ka plot deri ne 17 gusht.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.