Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

644 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Demtime per Asamoah dhe Vrsaljko: nuk ka lajme te mira! Te dy lojtaret kane pesuar…

Demtime per Asamoah dhe Vrsaljko: nuk ka lajme te mira! Te dy lojtaret kane pesuar…
Inter Club Staff

Interi nuk arriti te merte sot nje fitore perpara publikut te saj ne nje ndeshje ku ishin te pranishem 65.000 tifoze zikalter dhe qe shenonte keshtu fillimin e sezonit edhe ne San Siro. 

Zikalterit nuk arriten te shkonin me shume se nje 2-2 ndaj Torinos edhe pse e nisen shume mire me nje 2-0 dhe me nje ndeshje totalisht te dominuar. Ne fund skuadra e Mazzarrit arriti ti rrembeje Interit barazimin por i beri qe te shperfytyroheshin komplet ne pjesen e dyte.

Gjithesesi nuk eshte vetem rezultati lajmi i keq dhe negativ per Interi ne ndeshjen ndaj Torinos.

Ne 90 minutat e luajtura vetem pak me pare, u bene dy zevendesime totalisht te detyruara per Luciano Spallettin.

I pari ishte Kwadwo Asamoah, i cili u zevendesua ne minuten e 66 dhe ne vend te tij u fut Dalbert.

Image may contain: one or more people, people playing sport and outdoor

Ndersa i dyti ishte Sime Vrsaljko i cili u zevendesua ne minuten e 71 dhe ne vend te tij u fut ne fushen e lojes Keita Balde.

Te dy lojtaret kerkuan zevendesimin dhe nuk munden te vazhdonin dot lojen, duke sjelle keshtu jo pak shqetesim ne kampin zikalter.

Ganezi dhe kroati duket se kane pesuar nje demtim te njejte: te dy kane pesuar nje traume ne kaviljen e djathte dhe pritet te mesohet me shume per demtimin e tyre ne oret ne vazhdim.

Kontrollet e para si rregull duhet te behen ne diten qe ata do te rifillojne stervitjen ne Appiano Gentile.

Por ky nuk eshte aspak nje lajm i mire per Interin qe mund te kete dy mundesi te vetme ne ndeshjen e radhes per krahet e mbrojtjes: Henrique Dalbert dhe Danilo D’Ambrosio.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.