Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

715 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Demtohet Lautaro, shans per Icardin? Aspak, ja ke do hedhe Spalletti ne fushe ne vend te Lautaros

Demtohet Lautaro, shans per Icardin? Aspak, ja ke do hedhe Spalletti ne fushe ne vend te Lautaros
Inter Club Staff

Demtimi i Lautaro Martinez i ka komplikuar jo pak planet e Interit dhe te teknikut te zikalterve, Luciano Spalletti ne prag te ndeshjes ndaj Lazios. 

Lautaro ka pesuar nje demtim me kombetaren e tij ne ndeshjen ndaj Marokut dhe ka dale ne fillim te pjeses se dyte nga fusha e lojes.

Ai sot i eshte nenshtruar testeve mjekesore ku eshte verifikuar nje problem muskular ne kofshe e ai nuk do mund te jete dot i gatshem per ndeshjen ndaj Lazios.

Te gjithe ne momentin e pare menduan se ky eshte nje lajm i mire per Mauro Icardin qe mund te rikthehet pikerisht ndaj Lazios per te zevendesuar Lautaron e demtuar, por me sa duket nuk do te jete aspak keshtu.

Ish-kapiteni i Interit eshte i gatshem per ndeshjen me Lazion, pritet te grumbullohet rregullisht, por shihet si dicka e pamundur qe ai te luaje 90 minuta.

Pavarsisht se demtimi i pretenduar nga ai ne gju e ka mbajtur jashte fushave per rreth 40 dite, ai nuk eshte stervitur per shume kohe me shoket dhe Spalletti nuk deshiron ta hedhe ne fushe nga minuta e pare.

Spalletti po mendon se vendin e Lautaros duhet ta zere Keita Balde dhe nese gjerat do te komplikohen gjate rruges, Mauro do te jete gati per te hyre nga stoli.

Ne kete rast, sulmi do te perbehej nga Perisic, Politano dhe Keita Balde i cili do te ishte sulmues qendre por mund te nderroje vendet edhe me Politanon gjate lojes.

Gjithesesi, tani qe mungon Lautaro Martinez qe me te gjitha gjasat do te mungoje me shume se nje ndeshje, rikthimi i Icardit behet thelbesor per kete muaj shume te rendesishem te Interit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.