Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,853 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Denim i Juventusit pas vjedhjes ndaj Interin? Po cfare thoni! Federata pritet te denoje Interin per…

Denim i Juventusit pas vjedhjes ndaj Interin? Po cfare thoni! Federata pritet te denoje Interin per…
Inter Club Staff

Te shumte jane ata qe kane kerkuar qe ndeshja e se shtunes te hetohet sepse u pa dukshem qe njera nga skuadrat ne fushe u favorizua me qellim. 

Por duket se dicka e tille as nuk ka shans te ndodhe por cuditerisht ajo qe pritet te denohet eshte Interi.

Ashtu si eshte raportuar nga nje komunikate e Gjykates Sportive te Serie A per sa i perket javes se 35, do te hapet nje hetim nga Prokuroria Federale per disa kore raciste qe sipas Federates jane kenduar gjate ndeshjes Inter-Juventus nga unaza e pare, e dyte dhe e trete (Curva Nord) ne drejtim te Blaise Matuidi.

Natyrisht qe do i takoje me pas Prokurorise te beje vleresimet e duhura dhe te shikoje nese jane bazat per nje denim ne drejtim te Interit per sa i perket sjelljes se tifozeve te saj pasi te mblidhen te gjitha pamjet audiovizive.

Federata Italiane pretendon se tifozeria e Interit ne minuten e 10 eshte cuar ne kembe dhe ka kenduar kore raciste ne drejtim te francezit por ne Meazza dicka e tille nuk ka ndodhur dhe koret nuk kane qene per nje lojtar ne vecanti por vetem ne drejtim te skuadres qe po favorizohej.

Gjithesesi, kjo eshte edhe komunikata e plote e Gjykates Sportive te Serie A:

“Gjykata Sportive, duke lexuar relacionin e bashkepunetorve te saj, referon se nga ana e tifozeve te klubit Internazionale te cilet e kane pare ndeshjen ne zonen jeshile (unaza 1, 2 dhe e 3), ne minuten e 10 te pjeses se dyte kane kenduar kore me baze diskriminimin rracial ne drejtim te futbollistit te Juventusit, Matuidi Blaise. I takon Prokures Federale tashme te vendose per nje denim te mundshem te F.C. Internazionale Milano pas ekzaminimit te pamjeve dhe audios.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.