Derby erdhi dhe Spalletti ka vendosur: Ja formacioni i Interit qe do te perballet me Milanin!
Duket se tashme Spalletti ka vendosur me te vertete se kush do te jene 11 lojtaret qe do te luajne ndaj Milanit te dielen.
Per kete gje ka shkruar sot Gazzetta dello Sport qe nuk eshte ndalur vetem tek formacioni i mundshem, por edhe tek nje tregim i shkurter i gjendjes se skuadres ne pergjithesi dhe te Vecinos.
Ja cfare shkruan e perditshmja italiane:
“Kane mjaftuar vetem disa kontrolle te thejshta klinike per te pare shkallen e demtimit te Vecinos qe mungoi ndaj Japonise te marten me kombetaren e tij. Pas kontrolleve eshte pare se nuk ka asnje terheqje, por nje shqetesim te vogel dhe qe ka kaluar.”
“Asnje problem keshtu dhe Luciano Spalletti mund te marre fryme lirisht duke pare se Vecino per te paraqet shume duke pare njerezit e paket ne mesfushe. Keshtu, ai do te jete me Milanin por vetem ne pankine.”
“Me te gjitha gjasat kete ndeshje do e nise nga minuta e pare Roberto Gagliardini i cili eshte pare ne forme ne stervitje: ne Champions League ndaj Barcelones me siguri nuk do te jete sepse nuk eshte ne Listat Champions, por ndaj Milanit shanset qe ta nise nga minuta e pare jane shume here me te larta se te Matias Vecino.”
“Nderkohe, ne krahun e djathte te mbrojtjes kemi nje balotazh ndermjet D’Ambrosio dhe Vrsaljko ndersa ne sulm Politano duket ne avantazh ndaj Candreves.”
Ky eshte formacioni i mundshem sipas Gazzetta dello Sport:
Samir Handanovic
Danilo D’Ambrosio
Stefan De Vrij
Milan Skriniar
Asamoah
Marcelo Brozovic
Roberto Gagliardini
Radja Nainggolan (trekuartist)
Matteo Politano
Ivan Perisic
Mauro Icardi
INTER (4-2-3-1): Handanovic; D’Ambrosio, De Vrij, Skriniar, Asamoah; Gagliardini, Brozovic; Politano, Nainggolan, Perisic; Icardi.
Nderkohe, kjo eshte nje paraqitje grafike e dy formacioneve sipas Gazzetta dello Sport: