Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

856 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Derby, ja si do te luante Interi sot ndaj Milanit. Nderkohe Icardi dhe Miranda…

Derby, ja si do te luante Interi sot ndaj Milanit. Nderkohe Icardi dhe Miranda…
Inter Club Staff

Vetem gjashte dite larg nga derby i Madonnines qe mund te vendos rrugetimin perfundimtar te Interit dhe Milanit, ne shtepine zikalter ka te reja te rendesishme per sa i perket rikthimit te titullareve Joao Miranda dhe mbi te gjitha Mauro Icardit, qe mungon tashme prej 4 ndeshjesh per shkak te nje demtimi te mare ne stervitje.

Lajm shume i rendesishem ky per Luciano Spallettin qe me ne fund mund te hedhe ne fushe golashenuesin e skuadres, ate qe ne ndeshjen e pare dogji i vetem Milanin me tre golat e tij qe do te mbeten pergjithmone ne historine e qytetit te Milanos. Prezenca ne fushe e Mauro Icardit eshte nje lajm i mire per Interin por nje lajm shume i keq per Milanin, sepse do te duhet te ruhen shume here me mire ne zonen e rreptesise. Por rikthimi i kapitenit te Interit mbase do te jete edhe frymemarrja e skuadres zikalter qe ka pasur mjaft veshtiresi ne gjetjen e rrjetes ne ndeshjet e kaluara.

Ne prag te derbyt, Spalletti do i duhet te reflektoje mbi te gjitha per modulin dhe lojtaret qe do te hidhen ne fushe nga minuta e pare. Por sic ka ndodhur ne periudhen e fundit, kush niset ne prapavije, ka fituar terren mbi titullaret ‘historik’ te fillimit te sezonit sepse shume nga ta kane qene jashte forme ne ndeshjet e fundit. Ne vecanti, ne mesfushe pritet te behen zgjedhjet e para te rendesishme: eshte i sigurt rikthimi i Borja Valeros pas nje turni pushim te nevojshem, dhe pozicioni i tij do te varet nga prezenca e Rafinhes ne fushe. Per kete te fundit duhet pritur fundi i javes dhe menyra se si do te stervitet per te pare nese do te jete ne formacion ose do e nise edhe nje here tjeter nga pankina. Nese do te luaje, do te ishte hera e dyte radhazi si titullar dhe ne kete rast Borja do te rikthehej ne ‘mediana’, perpara mbrojtjes me shok reparti Matias Vecino ose Roberto Gagliardini. Ish-lojtari i Atalantes, per karakteristikat qe ka, mbase do te jete ai lojtari qe do te luaje nga minuta e pare, por veshtiresite qe ka treguar ne ndeshjet e fundit mund te bejne qe Mister Spalletti ta mendoje dy here kete zgjedhje. Nese Rafinha do e niste nga pankina, te dy mund te luajne nga minuta e pare, pikerisht si ndaj Beneventos. Sot per sot, Marcelko Brozovic eshte prapa ne hirarkine e formacionit titullar.

Nese ne menyre surprize, tekniku italian i Interit do te hiqte dore nga formacioni me tre sulmues e do te luante me nje romb, eshte e mundur qe Ivan Perisic te perdoret si mesfushor qendror i majte, me Borja Valeron perpara mbrojtjes, Vecino ne qender te mesfushes se djathte dhe Rafinha trekuartist. Nje rol ky i fundit qe mund te shikoje ne lufte per nje bluze titullari edhe Antonio Candreven dhe Marcelo Brozovic. Kjo zgjedhje teknike do i jepte Interit mundesine qe te mbushte qendren por gjithashtu te luante me dy sulmues, me Eder perkrah Icardit. Por 4-2-3-1, ne kete moment, duket si opsioni me i mundshem dhe me i besueshem ne prag te derbyt. Ne fakt shume do te varet edhe nga gjendja e Rafinhes, i cili sot per sot shihet si ‘ylli ndricues’ zikalter.

Nese derby do te luhej sot, ky do te ishte rreshtimi ne fushen e lojes:

4-2-3-1: Handanovic, Cancelo, Miranda, Skriniar, D’Ambrosio, Gagliardini, Borja Valero, Rafinha, Perisic, Candreva, Icardi.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.