Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

919 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Derby, ne Angli tallen keqazi me Milanin dhe pergezojne Interin: perseri ne shenjester Piatek

Derby, ne Angli tallen keqazi me Milanin dhe pergezojne Interin: perseri ne shenjester Piatek
Inter Club Staff

Tashme pas derbyt te djeshem tifozet zikalter jane totalisht te papermbajtshem ne rrjetet sociale duke bere qe rivalet e tyre te qytetit te mos ndihen me per sa i perket ndeshjes se djeshme. 

Por lajmi per fitoren e Interit dhe menyren e fitores ka kaluar pertej Italise dhe eshte shperndare ne te gjithe Europen ku kane treguar se sa superior ka qene dje Interi ndaj Milanit ne sfiden ne Meazza.

Keshtu, pas fitores se madhe te Interit te Luciano Spallettit ne derbi kunder lojtareve te Gattusos, ne Angli kane filluar te tallen me kuqezinjte.

Ne fakt eshte gazeta prestigjoze angleze Bleacher Report e cila ka dashur te pergezoje fitoren e Interit me ironi me ane te nje ilustrimi qe eshte i gjith per te qeshur.

Imazhi i pergatitur nga ata tregon Vecino, De Vrij dhe Lautaro Martinez, lojtaret qe shenuan dje ne nje mal te quajtur “3rd” (qe quhet keshtu per shkak se Interi fitoi nje vend ne klasifikim duke u renditur e treta tani e duke ja marre pikerisht Milanit kete vend) nderkohe qe lojtaret zikalter qe kane shenuar kane bere shenjen e festimit te Piatek, sulmues i Milanit qe nuk shenoi dot dje.

Bleacher Report “Pum Pum Pum”-in e famshem e ka kthyer ne nje “Bang Bang” nderkohe ne imazh eshte edhe Piatek i cili shikohet duke rene nga mali i quajtur “3rd” ne hapsiren e quajtur “4th” (vendi i katert).

Nje menyre shume e bukur dhe simpatike per te festuar nje fitore teper te rendesishme per Interin.

Ky ka qene edhe postimi i Bleacher Report:

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.