Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | January 19, 2021

Scroll to top

Top

709 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Derby, per tifozet e Milan nuk ka rimbursim nga klubi tifozet me bilete: Nuk vjen dot 4 prill? Problemi yt!

Derby, per tifozet e Milan nuk ka rimbursim nga klubi tifozet me bilete: Nuk vjen dot 4 prill? Problemi yt!
Inter Club Staff

Milani ka vendosur per te gjithe tifozet e saj qe kane blere bileta per derbin e shtyre po qe nuk mund te jene dot prezent ne Meazza ne daten 04 Prill.

Per te gjithe ata qe kane nje bilete te vlefshme per derbin e San Siros qe u shty per shkak te vdekjes se Davide Astori dhe qe nuk do mund te jene dot prezent ne daten 04 Prill 18:30, Milani ka vendosur qe te mos i ktheje asnje euro mbrapsht. Shkurt, nuk ka rimbursim ne para per tifozet.

Klubi i Milanit ka vendosur qe ne kembim ti jape nje voucher (kupon) me vlere te njejte tifozeve per te blere nje bilete per nje ndeshje tjeter te Milanit ne Meazza, por te perdorshme vetem per kete sezon.

Ky eshte nje vendim i cuditshem, sidomos per nje klub si Milani qe kishte jave qe bente moral per Federaten Italiane dhe Interin qe derbi te luhej ne data festive si 25 prilli ose 01 Maji, qe te ishin prezent me shume tifoze ne stadium. Pra pretendonin qe vendimi te mos merej prej kapricos se tyre, por vetem e vetem per tifozet. 

E keshtu, ne fund te fundit, me kete vendim, Ac Milan i trajton tifozet e saj si disa klienta te rendomte qe produktin per te cilin kane paguar dhe se kane mare, te mos marin parate mbrapsht por i ofron nje kupon per ta shpenzuar ne nje kohe te kufizuar ne nje ndeshje cfaredo qe vetem me derbin ska lidhje.

Image result for Marco Fassone merda

Te shumta kane qene protestat e tifozeve neper rrjete sociale te cilet kane shpresuar deri ne momentin e fundit se do te mernin nje rimbursim per shpezimin e bere por qe klubi i dyte i Milanos i ka lene me gisht ne goje me sa duket.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.