Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

495 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Dhe Mazzarri falenderon te tijet: “Keni treguar se kush jeni, tani perpara keshtu kunder te gjitheve!” Dhe per Championsin…

Dhe Mazzarri falenderon te tijet: “Keni treguar se kush jeni, tani perpara keshtu kunder te gjitheve!” Dhe per Championsin…
Ardi Deda

Nje Walter Mazzarri “i fikur”, sic eshte pershkruar pas ndeshjes te se dieles, por edhe i kenaqur. Eshte i kenaqur, sepse ka pare reagimin e djemve qe, pas nje ndeshje te dominuar gjate e kane gjetur veten dy here ne disavantazh dhe dy here kane mundur te barazojne. Pikerisht ai reagim qe kishte munguar kunder Cagliarit dhe Fiorentines dhe qe kishte bezdisur shume tifozet zikalter, eshte pare kunder Napolit.

Kunder te gjitheve – Gazzetta dello Sport na sjell fjalet e trajnerit pas ndeshjes ne Meazza: “Faleminderit djema, keni treguar se kush jeni dhe keni bere nje ndeshje te madhe. Vlen si nje fitore. Tani perpara keshtu, kunder te gjitheve”. Sipas Gazzetta, fishkellimat e stadiumit nuk e kane gjetur indiferent duke qene se reagimi i skuadres qe i ka dhene nje sinjal te rendesishem. Walter Mazzarri ka kaluar dy jave te rendesishme duke provuar dhe riprovuar levizje dhe kunderlevizje, ka mbajtur takime individuale me futbollistet, kane ripare dvd e Fiorentina-Inter per te shenuar gabime dhe gjera te bera jo mire, kane studiuar dhe ristudiuar Napolin ne video dhe ne fushe kur jane kthyer te gjithe nga Kombetaret”.

Kriza pas shpatullave? – “Ju kam pare sic deshiroja, me shpirtin qe keni”, ka perseritur dje ne mengjes ne Appiano tekniku toskan, i lehtesuar qe ka pare nga te tijet me ne fund nje sinjal, nje qellim te vetem. Nje skuader qe ka ndjekur urdhrat e trajnerit dhe ka synuar menjehere objektivin. Nje barazim keshtu, eshte pritur pothuajse si nje fitore. Sipas klubit, kjo eshte e rendesishme, ne nivel psikologjik. Saint-Etienne te enjten dhe Cesena te dielen do te tregojne nese Inter vertet ka dalur nga kriza. Sepse objektivi mbetet vendi i trete dhe nuk mund te gabohet me: bonuset kane perfunduar tashme.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.