Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

943 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Dhe tani kush shkon ne pankine? Guarin-Kovacic balotazhi i ri per ndeshjen e neserme

Dhe tani kush shkon ne pankine? Guarin-Kovacic balotazhi i ri per ndeshjen e neserme
Ardi Deda

Heret a vone kjo ceshtje do te ngrihej serish. Ai vend ne mesfushe midis Hernanes dhe Cambiasso nuk ka akoma asnje padron dhe ne dy ndeshjet e fundit i eshte dhene Mateo Kovacic, pothuajse me mbeshtetje popullore, i cili edhe pse me rezultate inkurajuese, nuk eshte e thene te shkohet drejt konfirmimit. Ne kuader te ndeshjes delikate te shtunen brenda ne shtepi kunder Napolit, Mazzarri duhet ne fakt te beje nje zgjedhje. Do ti takoje akoma kroatit, apo Fredy Guarin i cili ka rekuperuar kushtet psiko-fizike per tu kthyer? E veshtire te japesh nje pergjigje, sigurisht problemi ne gju i Alvarez e ben me te lehte kete zgjedhje sepse redukton ne dy kandidaturat per ate vend, por gara midis Kovacic dhe Guarin eshte praktikisht nje gare e barabarte.

Te dy kane karakteristika te ndryshme. Nese Kovacic eshte i njohur per driblimet dhe vizionin e tij ne fushe, duke i dhene me shume rregull aksionit, kolumbiani nga ana tjeter vendos ne fushe fizikun e tij dhe paparashikueshmerine qe shpesh japin komoditet. Ne kushte te barabarta, Mazzarri do te vendose ne baze te kundershtarit, i vetedijshem per zakonin e tij per te mos prishur njembedhjeteshen qe ne ndeshjen e fundit ka bere mire. Goli ishenuar kunder Parmes ka galvanizuar Guarin, duke e cuar serish lart pas nje periudhe zhgenjyese. Sot me shume se kurre kandidatura e tij per postin e titullarit eshte e besueshme, edhe pse nuk do te jete e lehte per trajnerin te lere serish Kovacic ne pankine pikesrisht tani qe, fale vazhdimesise dhe perkushtimit, po del nga situata ne te cilen ishte.

Duke marre ne konsiderate qe Napoli eshte nje kundershtar shume me teknik se sa fizik, pyetja eshte e qarte: kundershtari duhet perballuar ne te njejtin terren apo duhet rrezikuar? Dyshim qe duhet te zgjidhet ne oret e ardhshme, stervitjet do te thone shume edhe pse Mazzarri e ka tashme nje ide per njembedhjeteshen titullare, duke pare mungesat e shumta ne repartin e mbrojtjes. Pervec vendit ne mesfushe, duhet pare dhe se cili midis D’Ambrosio dhe Jonathan do te jete ne te djathte. Per dy anesoret situata eshte e ndryshme ne krahasim me ate midis Kovacic dhe Guarin. Italiani ka treguar shenja rritjeje, por braziliani gjate sezonit ka treguar se eshte me i pershtatshem per ate rol si titullar. Tjeter dyshim ky per tu zgjidhur nga trajneri, edhe pse e gjithe vemendja dhe pritshmerite do te jene ne menyre te pashmangur te zhvendosur ne mesfushe.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.