Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

360 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Di Canio, cfare fjalesh: “Ky Inter ja ka bere te gjithen vetes: e pabesueshme komplet. E mbani mend kur…”

Di Canio, cfare fjalesh: “Ky Inter ja ka bere te gjithen vetes: e pabesueshme komplet. E mbani mend kur…”
Inter Club Staff

Diten e djeshme, si gjithmone keto kohe, prezent ne Sky Calcio Club ka qene edhe ish-lojtari i njohur, Paolo Di Canio.

Ai ka folur per luften Scudetto ne Serie A dhe eshte ndalur te Interi si gjithmone duke thene se beson ende te titulli per djemte e Inzaghit.

“Tani me nje kalendar ku Inter perballet me Salernitanen dhe Napoli perballet me Milanin, une kam bindjen time.”

“Kam bindjen time se nese Interi fiton dhe ne Napoli-Milan dalin barazim, Interi mbetet favorite per te fituar.”

“Pastaj ka edhe ndeshjen me Bolognen per te rekuperuar gjithmone qe per Interin eshte nje fare xholi nen menge.”

“Inter ne nivel psikofizik ka humbur shume deri me tani dhe po e paguan ne fushe kete duke lene pike te rendesishme.”

“E gjithe skuadra po ben disa levizje te papritura, eshte nje skuader e lodhur ne nivel psikofizik dhe kjo gje vihet re.”

“Liverpool? Jo, nuk ka qene Liverpool ajo qe goditi Interin. Ky Inter ja ka bere te gjithen vetes: e pabesueshme komplet. E mbani mend kur ne derbi ishin +7 ndaj Milanit? Ne pese minuta u permbys rezultati. Por ti kishe mundesi te vrisje Milanin, shkoje 7 pike para me nje ndeshje mangut.”

“Ato pese minuta kane shkundur mire Interin, kane minuar sigurite qe kishte skuadra per te ardhmen. Me ate fitore ne derbi, do ishim duke folur per gjera te tjera sot.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.