Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

199 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Di Canio shume i ashper: “Doni ta dini ndryshimin e madh te Inzaghit me Conten?”

Di Canio shume i ashper: “Doni ta dini ndryshimin e madh te Inzaghit me Conten?”
Inter Club Staff

Paolo Di Canio, si gjithmone, ka qene prezent ne ‘Sky Calcio Show’ dhe ka folur per momentin qe po kalohet ne Serie A.

Ai eshte ndalur natyrisht edhe te Interi dhe ka tentuar qe te analizoje momentin teper delikat te zikalterve.

Ish-lojtari i njohur eshte treguar shume i ashper ne drejtim te Simone Inzaghit, tranjerit te Interit, qe kohet e fundit ka deshtuar per te marre rezultatet qe ka dashur.

“Gjate derbit, une Calhanoglu dhe Perisic nuk i heq kurre. Kam mundesi te shkoj +7 ndaj Milanit dhe lojtaret i le deri sa te japin shpirt ne fushe.”

“Nuk me plas fare nese kane karton apo nese kane nje lodhje, apo nese nuk ndihen mire. I mbaj ne fushe deri sa te kene piken e fundit.”

“Ne ate moment tranjeri duhet te kete intuiten per te marre ne shtepi nje fitore. Duhet te kete forcen per ta bere kete gje.”

“Inzaghi eshte i mire taktikisht, asnje nuk e ve ne dyshim per kete. Por e dini kush eshte ndryshimi i tij i madh me Conten?

“I mungon te qenit nje lider ne dhomen e zhveshjes. Nuk eshte i tille. Conte ishte nje i tille, Inzaghi jo. Kjo eshte diferenca e madhe. Ai derbi po vret Interin edhe sot e kesaj dite.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.