Di Canio sulmon ashper Lukaku: “Cfare lojtari eshte ky? Ai nuk do te jete kurre ne nivelin…”
I pyetur per mikrofonat e Sky Sport, ne studion e emisionit Sky Calcio Club, Paolo Di Canio ka dhene mendimin e tij per ndeshjen e Interit.
Ai eshte ndalur me se shumti te rezultati i ndeshjes por edhe te rendesia qe Romelu Lukaku ka per kete Inter.
“Interi nuk mund te mendoje per te fituar 15-20 ndeshje si kjo. Me pelqen me shume ky Conte nderkohe, sepse eshte ai i verteti, ai qe ka fituar.”
“Me pare ishte pak i besueshem. Rrezikonte qe te humbiste lojtaret e tij me ate sjellje qe po bente prej disa kohesh, por sot pas ndeshjes me ka pelqyer.”
“Kukaku? Me te nuk e nis kurre ndeshjen 1-0. Kush eshte ky lojtar perpara Cristiano Ronaldos apo Ibrahimovic?”
“Ka lojtare TOP dhe lojtare te mire de ai eshte thjesht nje lojtar i mire.”
Di Canio me pas ka vazhduar: “Ai do te beje ate qe di te beje, por une dua ta shoh ne ndeshje te rendesishme dhe te forta.”
“Eshte nje lojtar konkret, funksional per skuadren. Flisni per Eriksen: por a e kujtoni me ke luante Eriksen? Me Kane, Dele Alli, topin e jepte ne fillim te zones, kombinonte shkurt dhe spejt.”
“E Kane eshte unik ne kete. Lukaku eshte i ndryshem. E do topin siper, dicka qe nuk e ekzalton Eriksen. Per kete eshte ne veshtiresi, po ashtu edhe si Hakimi.”