Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

563 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Di Francesco, tranjeri i Cagliarit ngre alarmin: “Ne duam Nainggolan dhe e dime se deshira e tij eshte…”

Di Francesco, tranjeri i Cagliarit ngre alarmin: “Ne duam Nainggolan dhe e dime se deshira e tij eshte…”
Inter Club Staff

I pyetur per mikrofonat e Radio Rai 1, tekniku i Cagliarit, Eusebio Di Francesco eshte ndalur te flase per merkaton.

Ne fjalet e tij, ai eshte ndalur edhe te emri me i nxehte per Cagliarin, qe luan me Interin: Radja Nainggolan.

Belgu eshte rikthyer tek Interi pas nje sezoni mjaft te mire ne Sardenje por Cagliari deshiron ta riktheje lojtarin ne ishull.

Deri me tani, cdo perpjekje e tyre ka shkuar bosh duke qene se ata asnjehere nuk kane mundur te paguajne aq sa deshiron Interi per rikthimin e Ninja.

Nderkohe, fjalet e Di Francescos kane qene keto: “Merkato? Diego Godin ka ardhur ne Sardenje dhe jam shume i lumtur.”

“Me pas, eshte Radja, qe deshiron te rikthehet tek Cagliari dhe ne kemi nje deshire shume te madhe per ta rimarre ne Sardenje.”

“Keto jane faktet. Por po vleresojme edhe pista te tjera. Jo gjithcka varet vetem nga Cagliari dhe Radja Nainggolan.”

Keshtu, ai ka lene te kuptohet se lojtari deshiron te transferohet ne Cagliari por qe Interi mund te mos e lejoje dicka te tille: e eshte dicka natyrale, nese Cagliari nuk e paguan dot. Per cfare arsye duhet ta shese Interi nen cmim nje lojtar si Radja?

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.