Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

450 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Di Gennaro: “Doni te dini nje sekret? Sot Interi eshte tifozi numer 1 qe Icardi te transferohet tek Juventusi, ja pse”

Di Gennaro: “Doni te dini nje sekret? Sot Interi eshte tifozi numer 1 qe Icardi te transferohet tek Juventusi, ja pse”
Inter Club Staff

Antonio Di Gennaro, ish-lojtar dhe nje opinionist i njohur televiziv ne Itali sot, ka folur per mikrofonat e TMW per ceshtjen e dites ne Itali dhe eshte ndalur edhe tek Mauro Icardi.

Serie A me ne fund rifillon.

“Mezi po pres qe te rifilloje. Kam kaq kohe qe e mendoj. Jam shume i lumtur.”

Cfare ndeshjesh pret qe te jene?

“Te parat do te jene ndeshje te cuditshme, ashtu si ishin edhe ne Bundeslige. Do te jene ndeshje te veshtira per tu parashikuar.”

“Ndalesa do te ndikoje shume dhe do te shohim kush ka punuar me fort gjate kesaj periudhe nga ana fizike dhe mentale.”

Icardi eshte shitur tek Paris Saint Germain. Kush e ka bere marreveshjen me te mire, Interi apo PSG?

“Marreveshjen me te mire e ka bere lojtari. 10 milione euro ne vit do te thote nje kontrate e nivelit te pare.”

“Eshte ne kulm te karrieres se tij, nje lojtar i rendesishem. Por nuk e di sa mund te qendroje tek Paris  Saint Germain dhe mbase pas tij eshte Juventusi.”

“Do ju them edhe nje te vertete me pak popullore: Interi sot eshte tifozi numer nje qe Icardi te shkoje tek Juventusi sezonin tjeter: ata do te merrnin menjere 15 milione euro sipas klauzoles ne kontraten me PSG.”

A ka ndikuar paragjykimi ne drejtim te gruas se tij ne prishjen e mardhenieve qe ai pati me Interin?

“Qe te arrish ti heqesh shirtin e kapitenit ne ate forme do te thote se ka ndodhur dicka shume e madhe qe ne nuk e njohim.”

“Heqja e shiritit ka qene dicka shume e madhe, nuk e priste askush. Ai ka treguar gjithmone profesionizem ne fushe, dhe e ka respektuar shiritin. Por dicka ka ndodhur.”

Do te ishte me e rende largimi i tij apo ai i Lautaros?

“Lautaro dhe Lukaku jane si vellezer tani. Cfare i mungon njerit, e ploteson tjetri. Nderkohe Icardi luan vetem ne funksion te portes.”

“Lautaro ka nje klauzole te rendesishme. Nese Barcelona paguan ate shifer per te, te paket do te jene ata qe do jene kunder.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.