Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,447 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Di Marzio: “Cassano? Mazzarri e kishte bere zgjedhjen. Donati…”

Di Marzio: “Cassano? Mazzarri e kishte bere zgjedhjen. Donati…”
Xhorxh Gellci

Vijne detajet e para te levizjeve te merkatos te Interit. Gianluca Di Marzio, ekspert i njohur i merkatos, ben permbledhjen ne editorialin e tij per TuttoMercatoWeb.

CASSANO – Kur Interi ka zgjedhur Mazzarrin, shume kane menduar qe e ardhmja e Cassanos do ishte perseri zikalter. Vetem sepse kishin qene te dy ne Sampdoria, pa patur asnjehere konflikt publikisht. Por ne realitet, shoqeria dhe traineri kishin vendosur: Cassano nuk hynte dhe nuk hyn ne planet teknike per sezonin e ardshem. Keshtu, Antonio ka filluar te mendoje per ndonje sfide te re. Ka shpresuar ne Sampdoria, pastaj ka menduar per jashte Italise, do i pelqente te luante ne nje skuader te madhe braziliane ose argjentinase, tipi i Boca Juniors, ku adrenalina eshte shume e larte. Por me dy femije te vegjel, spostimi ne nje kontinent tjeter do te ishte i veshtire, prandaj ka qendruar ne Itali. I pari qe e ka kerkuar ka qene Enrico Preziosi, i cili e pelqen prej kohesh. Kontakt me agjentin (avokatin Bozzo) dhe diskutim serioz per ta vleresuar seriozisht rikthimin ne Genova, por me fanellen e Genoas.

Pastaj, papritur ka dale Parma, qe ka vendosur te shese gjysmen e Belfodil per 10 milion, duke u zotuar te paguaje pagat e Silvestre (3 milion) dhe Cassano (pothuajse 6). Idea e Ghirardi eshte kjo: te binde Antonion ta zgjate kete shume ne tre vjet, duke shtuar dicka dhe duke i ofruar 1.5 milion ne sezon. Bozzo eshte ftuar ne darke per te firmosur, por Cassano do te mendohet edhe pak. Te kthehet tek Genoa e terheq, ndoshta ne dyshe me Gilardinon per te fituar nje shans per Boterorin. Te shtune do flase me agjentin e tij, te hene do jape pergjigjen definitive.

DONATI – Nderkohe, Branca dhe Ausilio kane pritur viziten e Rudi Voeller, njeriu i merkatos te Bayer Leverkusen: pas nje Europiani te shkelqyer, Donati do te shkoje ne Gjermani, shitje per 3 milion euro. Duke llogaritur se eshte marre shume i vogel, me 0 euro, ky eshte nje perfitim i konsiderueshem per Interin. Udhetim te mbare!

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.