Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

743 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Di Marzio: “Fillon tratativa per Taider.” Agjenti: 20 milion jane shume…”

Di Marzio: “Fillon tratativa per Taider.” Agjenti: 20 milion jane shume…”
Xhorxh Gellci

Piero Ausilio eshte nisur me skuadren per turneun amerikan, por para se te largohet nga Italia ka filluar kontaktet me Bolognen persa i perket tratatives Taider.

Sipas Di Marzio, ne pamundesi per te arritur tek Luiz Gustavo dhe Nainggolan, Taider eshte shnderruar ne zgjedhjen e pare te Mazzarrit, i cili e ka vendosur ne krye te listes se deshirave. Mes Ausilio dhe Zanzi (drejtori sportiv i Bologna) eshte vendosur data e takimit, dhe palet do te shihen javen e ardhshme, me rifutjen e Ausilio ne Itali.

Nderkohe per te kuptuar cfare po ndodh me Taider, FcInter1908 ka kontaktuar ekskluzivisht me agjentin e tij, George Atangana (i njejti me Belfodil)

Mirembrema zoti Atangana, cfare mund te na thuash per kete tratative?
“Per momentin mund t’ju them qe nuk di asgje, askush nga Interi nuk me ka treguar dicka, prandaj per mua, per momentin, eshte dicka qe nuk ekziston.”

Ndoshta ne kete moment po flasin vetem shoqerite?
“Mund te jete keshtu, por gjithsesi nuk besoj.”

Mendon se do ju kishin lajmeruar?
“Mendoj qe po, me Interin kemi nje raport qe po vazhdon, para pak kohesh kemi definuar kalimin e Belfodil, prandaj mendoj se nese do te kishte mundesi per te trajtuar Taider, te pakten nje thirrje telefoni do ma kishin bere. Ndoshta flitet per sondazhe te thjeshte, kam qene shume here ne zyrat e Interit kur flisnim per Belfodil, por nuk ka dale asnjehere emri i Saphir.

Por nderkohe Guaraldi i ka dhene nje cmim.
“Sa eshte ky cmim?”

Sic flitet, niset nga nje baze prej 20 milion euro ose dicka me pak.
“Jam shume i kenaqur, por ne te njejten kohe, kjo me duket shume e cuditshme.”

Mund te shpjegoheni me mire?
“Jam i kenaqur sepse do te thote qe lojtari ne keto dy vjet ka punuar me te vertet mire, duke bere ti rritet shume vlera e kartonit. Nga ana tjeter, besoj qe ne nje moment veshtiresie ekonomike, si ky qe po jetojme, 20 milion per Taider, jane nje ekzagjerim. E kuptoj qe edhe nje skuader e madhe si Inter, perpara nje kerkese te tille, do te bente nje hap prapa, dhe do te ishte nje mundesi e shkelqyer qe Taider do e humbiste.”

Nje lojtar i madh prej 20 milion euro, por qe perfiton 250 mije ne vit…
“Natyrisht nese Bologna e konsideron kaq te zotin Taider, do te gjeje nje zgjidhje per tja treguar ekonomikisht meritat qe ka treguar ne fushe.”

Por gjithsesi ju jep kenaqesi interesimi i Inter?
“Eshte e qarte qe interesimi i Interit, nuk mund te beje gje tjeter sesa ta beje krenar cdo lojtar, jo vetem Taider.

Dhe nese neser do ju telefononte Branca?
Do te pergjigjesha me gjithe qejf, por te njejten gje do te beja edhe me Boca S.Lazzaro (qesh).

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.