Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,009 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Di Marzio zbulon gjithcka: “Roma kishte arritur marreveshjen me Sanchez, por pastaj erdhi Marotta dhe ai zgjodhi Interin.”

Di Marzio zbulon gjithcka: “Roma kishte arritur marreveshjen me Sanchez, por pastaj erdhi Marotta dhe ai zgjodhi Interin.”
Inter Club Staff

Alexis Sanchez eshte tema e dites ne ambjentin zikalter dhe lajme per tratativen e tij me Interin ka ne cdo ore te dites. 

Vetem pak minuta me pare kane ardhur te rejat e fundit nga eksperti i njohur i merkatos italiane, Gianluca Di Marzio.

Sipas tij, tashme Alexis Sanchez eshte ne doren e Interit dhe po priten vetem dokumentat nga Manchester United per te mbyllur gjithcka me Red Devils qe kane pranuar oferten dhe kushtet e Interit.

Flitet per nje huazim falas me te drejte blerje 14-15 milione euro plus nje pjese te rroges te paguar nga vete Manchester United.

Interi po pret pergjigjen perfundimtare dhe shkembimin e dokumentave por beson se Sanchez do e mbaje ne Milano prandaj me lojtarin eshte rene dakort edhe per rrogen pas ketij sezoni. Behet fjale per nje operacion qe do te kompletonte sulmin e Interit per kete sezon sipas Di Marzios.

Nderkohe, ky i fundit ka zbuluar edhe se Marotta ja ka rrembyer Alexis Sanchez ne momentet e fundit skuadres se Romes.

United kishte rene dakort me Romen per transferimin e Sanchez ne kryeqytetin italian, por sapo eshte dakordesuar edhe me lojtarin skuadra romane, menjehere eshte futur ne mes Marotta duke i ofruar Sanchez Interin dhe aq mjaftoi qe ai te ndryshonte mendim.

Ai thjesh ka preferuar Interin perpara Romes dhe nuk eshte menduar dy here ne zgjedhjen e tij. Edhe tek Roma, ai do te transferohej me nje pjese te rroges te paguar nga United. Por natyrisht, per te njejten marreveshje, kush do te zgjidhte Romen perpara Interit?

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.