Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

222 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Di Marzio: “Guarin ne stand-by, mes Chelseat dhe nje premtimi per rinovim…”

Di Marzio: “Guarin ne stand-by, mes Chelseat dhe nje premtimi per rinovim…”
Donald Elmazi

Eksperti i merkatos se Sky, Gianluca Di Marzio, nepermjet siti te tij zyrtar, ka bere nje permbledhje per ceshtjen e Fredy Guarin. Deri tani gjithcka eshte ndaluar, nga Chelsea nuk vijne oferta zyrtare, por ekziston nje faktor tjeter qe eshte konsideruar pak nga analistet: nje premtim per rinovim qe i eshte bere djaloshit veren e shkuar, nga Interi. E ka thene sot pikerisht agjenti i mesfushorit kolumbian dhe Di Marzio e analizon ne kete menyre situaten e nr 13 zikalter:

“Gjithcka eshte frenuar. Operacioni per Fredy Guarin tek Chelsea eshte akoma ne stand-by, mungon nje oferte zyrtare nga ana e londinezeve. Sot agjenti i lojtarit, Marcelo Ferreyra, ka konfirmuar qe ekzistonte nje premtim i dhene nga Interi. Gjithcka e vertete: ishte qershori i kaluar kur nga shoqeria i eshte premtuar nje ronvim dhe zgjatje te kontrates. Por deri me tani nuk eshte hedhur asnje hap konkret. Nderkohe Chelsea eshte ne pritje por nuk ben asnje levizje zyrtare: kontaktet me Interin dhe me agjentin e Guarin ekzistojne, shpresa e Bluve eshte qe te kaloje koha dhe cmimi te ulet duke qene se Guarin eshte nje nga guret kyc qe Branca dhe Ausilio mund te shesin per te bere merkato. Nga ana e kolumbianti dhe agjentit te tij, pozicioni eshte i qarte: ose do te mbahet premitimi i dhene ose rruga do te jete ajo e largimi. Janari eshte akoma i gjate…”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.