
Di Marzio: “Guarin+Ranocchia, Galatasaray provon. Por ka nje marreveshje me Juven qe…
Gianluca Di Marzio, gjate emisionit “Speciale Calciomercato” flet edhe per ceshtjen Guarin: “Ndjesia ime eshte qe Guarin ka nje marreveshje te plote me Juventusin prej shume kohesh, prandaj kerkon nje page shume te larte per secilen skuader qe e kerkon, se fundmi Galatasaray. Tani lojtari dhe agjenti duan te takojne Thohir dhe shoqerine, por ndoshta Interi nuk deshiron t’i takoje pikerisht sepse pritet qe Guarin te kerkoje perseri te shkoje tek Juventus. Ne keto momente te dyja skuadrat nuk jane ne kushtet per te vazhduar tratativen, sepse akoma nuk jane ‘paqesuar’ mes tyre: nese Guarin do kembengule per marreveshjen me Juven, do te jete e veshtire qe te shkoje ne ndonje skuader tjeter. Galatasaray e kerkon, deshiron edhe ate edhe Ranocchian. Per mbrojtesin italian eshte pothuajse gjithcka e mbyllur, por do te shohim ne keto dite te fundit nese edhe kolumbiani do e pranoje opsionin turk.“