Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | November 21, 2019

Scroll to top

Top

547 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Di Marzio: “Inter, gati oferta per Vrsaljkon: ja shifrat! Darmian, Zappacosta, Eder e D’Ambrosio…”

Di Marzio: “Inter, gati oferta per Vrsaljkon: ja shifrat! Darmian, Zappacosta, Eder e D’Ambrosio…”
Bujar Berishaj

Interi vazhdon te punoj ne merkato ne kerkim te nje mbrojtesi krahu per t’ia dhuruar Luciano Spallettit pas largimit te Joao Cancelo dhe Davide Santon.

Zgjedhja e pare e dirigjenes zikalter, duket pare veshtiresite e ndryshme per te arritur te Alessandro Florenzi, mbetet kroati Sime Vrsaljko i Atletico Madrid.

Dhe eksperti i merkatos se Sky, gazetari i njohur Gianluca Di Marzio ka dhene me te rejat e fundit sa i perket kesaj situate duke thene se Interi ka gati oferten per lojtarin me te cilin tashme ka nje marreveshje.

Nje huazim per 5 milione euro dhe nje e drejte blerje e caktuar per 20 milione euro, kjo eshte oferta qe do t’i propozohet klubit nga Madridi dhe mbetet per t’u kuptuar nese klubi spanjoll do e pranoj ose jo formulat dhe shifrat.

Ne mesin e alternativave mbetet akoma e gjalle pista qe dergon te Matteo Darmian, qe para se te largohet ne nje huazim eventual duhet te rinovoj me Manchester United sepse kontrata e tij skadon ne qershorin e 2019.

Ne kete rast, e drejta e blerje do te ishte e caktuar diku te 13 milione euro. Krejtesisht ne fund mbetet per t’u monitoruar edhe situata e italianit tjeter, Davide Zappacosta te Chelsea.

Nderkohe mbrojtesi Danilo D’Ambrosio duket te jete i pashitshem per zikalterit pavaresisht zerave per nje interesim nga Napoli. Mbetet per t’u percaktuar edhe shitja e Eder qe duhet te zgjidh disa detaje me Jiangsu Suning.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.