Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

700 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Di Marzio: “Inter, goditje te madhe: do zgjedhe njerin nga keta dy lojtare. Por zikalterit nuk kane ndalur se menduar edhe per Mertens.”

Di Marzio: “Inter, goditje te madhe: do zgjedhe njerin nga keta dy lojtare. Por zikalterit nuk kane ndalur se menduar edhe per Mertens.”
Inter Club Staff

Ne lidhje direkte per Sky Sport 24, Gianluca Di Marzio ka folur edhe per levizjet e ardhshme te Interit ne merkato.

Sipas tij, ka shume mundesi qe Interi te beje nje goditje shume te rendesishme ne veren e ardhshme, te njejte me ate te Romelu Lukaku.

ERIKSEN – “Eriksen e sigurt qe qendron tek Interi. Te mendosh qe do te largohet, eshte nje autogol per Interin. Do te perdoret kjo periudhe inaktiviteti per ta futur me mire ne mekanizmat e lojes dhe te behet nje pike referimi per Interin e se ardhmes.”

“Nuk shoh asnje sinjal se Interi po mendon ta shese apo ta dergoje diku ate. Ka besim te plote nga tranjeri dhe drejtuesit ne drejtim te tij.”

GODITJE ALLA LUKAKU – “Goditja ne stil Lukaku? Mendoj se po. Do te ndodhe. Interi ka hapsire dhe force ekonomike per nje goditje tjeter te madhe ne merkato. Duhet te respektohen disa detyrime blerje apo te drejta blerje me disa klube si ne rastin e Sensit. Por do te kete shpenzime nga ana e Interit dhe jo pak.”

“Do te vije nje lojtar shume i forte ne krah: njeri i tipit Marcos Alonso apo Emerson Palmieri. Te dy ata do te pelqeheshin shume nga Conte sikur te vinin. Dhe medoj se Interi do e marre njerin ose te pakten do e provoje.”

MERTENS – “Belgu? Di tju them se Interi nuk ka hequr dore kurre nga ai dhe nuk ka harruar te mendoje per te. Kujtojme se ai eshte ne skadence kontrate. Do te vinte me parameter 0.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.