Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

402 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Di Marzio: “Ja si eshte e verteta e zerave Messi-Inter dhe Lautaro-Barcelona.”

Di Marzio: “Ja si eshte e verteta e zerave Messi-Inter dhe Lautaro-Barcelona.”
Inter Club Staff

Gianluca Di Marzio, eksperti i merkatos italiane dhe boterore ka folur per Sky Sport 24 dhe eshte ndalur jo pak tek ceshtjet ne shtepine Inter.

Ai e ka nisur me Castrovillin, lojtari ne Fiorentines: “Per Castrovilli Juventusi mban kontakte te aferta per te tentuar parakalimin ndaj Interit.”

“Ai dhe Chiesa larg Fiorentines ne vere? Commiso kur thote dicka, e mban. Ai ka thene se me te miret nuk do te largohen.”

“Te shohim se cfare ofertash d ote vijne, mbase do te jete e veshtire te sakrifikohen te dy ne te njejten dritare merkatoje.”

“Lautaro? Barcelona deshiron te bleje ate ose Neymar: te shohim cfare do te bejne, edhe sepse gjithcka do te varet nga shkembimet qe do te ofrohen.”

“Une mendoj se mund te jete Grizmann lojtari qe mund te largohet: eshte per tu pare nese PSG do te pranoje ate apo nese ai do te pranoje PSG.”

“Por duhet pare edhe nese Interi do te thote po per te apo per lojtare te tjere qe mund te ofrohen.”

“Messi tek Interi? Me duket dicka shume e veshtire: ne kete moment nuk kemi sinjale tratativash qe jane duke u zhvilluar.”

“Une shpresoj qe te vije ne Itali sa me shpejt, por nuk me duket momenti per nje operacion te tille. Sot nuk ka asnje sinjal. Keto zera mund te kene lindur ngaqe Barcelona eshte e interesuar per Lautaron”, ka mbyllur Di Marzio.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.