Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 7, 2022

Scroll to top

Top

1,279 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Di Marzio jep lajmin e keq: “Ja cfare ndodhi sot ne takimin Marotta-Zhang-Icardi. Ish-kapiteni vazhdon me kokfortesine e tij.”

Di Marzio jep lajmin e keq: “Ja cfare ndodhi sot ne takimin Marotta-Zhang-Icardi. Ish-kapiteni vazhdon me kokfortesine e tij.”
Inter Club Staff

Ne keto minuta, eksperti i njohur i merkatos, Gianluca di Marzio ka dhene nje lajm aspak te mire per sa i perket ceshtjes Icardi. 

Specialisti i Sky Sport ka folur per takimin e sotshem ndermjet drejtuesve te shoqerise dhe Icardit (qe ka qene i shoqeruar nga gruaja-agjente Wanda Nara).

Sipas Di Marzio, Interi nuk do te leshoje me asnje centimeter nga qendrimi i saj dhe vendimi i marre muaj me pare per perjashtimin e tij nga projekti i Interit.

Gjithmone sipas tij, perpara 2 oresh ka ndodhur takimi dhe prezent sot ka qene Beppe Marotta, Steven Zhang, sulmuesi argjentinas Icardi dhe gruaja e tij.

Lojtarit i eshte shpjeguar edhe njehere me qetesi vendimi qe ka marre klubi per te dhe i eshte shpjeguar me detaje se pse nuk do te kete asnje kthim prapa ne kete vendim.

Icardi perfundimisht eshte jashte projektit Inter dhe asgje nuk do e ndryshonte kete fakt. Lojtarit i eshte treguar gjithashtu se deklarata te tjera te Wanda Naras neper studio televizive mund te perfundojne me gjoba teper te kripura, sidomos ne rastet e trillimeve si ne rastin e dy diteve me pare.

Por lajmi i keq ne kete mes eshte pikerisht se Icardi edhe pse ka zhvilluar kete takim ku i eshte komunikuar per te disaten here qe vend tek Interi nuk ka, ai vazhdon me kokfrotesine e tij dhe nuk ka pranuar qe te levize nga Interi kete vere.

Tashme mbetet te shikohet se si do te zhvillohet situata pertej ketij takimi ne ditet ne vazhdim por thelbi nuk ndryshon: Interi ka nxjere totalisht jashte Icardin por lojtari vete vazhdon ta refuzoje vendimin e klubit dhe ka theksuar se do te refuzoje cdo oferte qe do te vije po u menduar dy here. Situata keshtu nuk ka ndryshuar aspak.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.