Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

625 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Di Marzio konfirmon lajmin e madh: “Interi ka bllokuar prej kohesh nje lojtar: marreveshje totale me…”

Di Marzio konfirmon lajmin e madh: “Interi ka bllokuar prej kohesh nje lojtar: marreveshje totale me…”
Inter Club Staff

Ka shume kohe qe flitet se Interi do te te beje nje goditje ne porte per sezonin e ardhshem, por emrat qe kane qarkulluar kane qene vertete te shumte.

Nga pistat italiane si Musso (qe perfundoi te Atalanta…) e deri tek Cragno apo Silvestri (edhe ky i transferuar me pas tek Udinese).

Por ne mesin e ketyre emrave ka qene edhe ai i Andre Onana, portieri i lindur ne 1996 dhe qe aktualisht luan te Ajax.

Lojtari eshte ne skadence kontrate me klubin hollandez dhe duket se eshte i perzgjedhuri per Interin, edhe pse Marotta tentoi te pergenjeshtronte gjithcka pak dite me pare.

Kete lajm e jep Di Marzio, i cili konfirmon keshtu gjithcka: Interi ka bllokuar prej kohesh nje lojtar: marreveshje totale me Andre Onana.”

“Portieri i Ajax ka qene objektivi numer nje ne porte sepse eshte pare qe ne fillim nje mundesi e mire merkatoje.”

“Por jo vetem kaq, sepse zikalterit tashme duket se e kane mbyllur transferimin per te. Zyrtarizimi mbase do te doje kohe, por une e kam thene se Onana eshte bllokuar nga Interi.”

Keshtu eshte shprehur specialisti i merkatos italiane, Di Marzio, qe konfirmon keshtu kete lajm te madh per merkaton e ardhshme te veres.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.