Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,450 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Di Marzio per merkaton interiste: “Ja situata e Wallace, Nainggolan, Dragovic, Laxalt, Ranocchia”

Di Marzio per merkaton interiste: “Ja situata e Wallace, Nainggolan, Dragovic, Laxalt, Ranocchia”
Xhorxh Gellci

Eksperti i merkatos te Sky, Gianluca Di Marzio ka folur dy here gjate oreve te mesnates per merkaton e Interit, duke shpjeguar pikat me te nxehta te saj. Kjo eshte permbledhja e asaj qe tha ai, ne studiot e SkySport dhe ne editorialin e tij per TuttoMercatoWeb:

Prioriteti i Interit eshte sigurisht lojtari i krahut te djathte. Sot nuk ka patur zhvillime ne tratativen per Isla, por pas stopimit te saj, emri me i nxehte eshte Wallace i Chelsea. Interi e ka ndjekur lojtarin prej kohes te Fluminense, por tani eshte hapur nje mundesi konkrete per ta marre, pasi edhe Mourinho ka dhene aprovimin. Gjithsesi duhet te shihen formulat dhe detajet per te bere dicka konkrete.

Pas tij eshte Dragovic, i cili do e prese Interin edhe per disa dite, pavaresisht se sipas asaj qe ka thene Branca dhe Ausilio, veshtire se mund te realizohet. Dinamo Kiev i ka ofruar dyfishin e pages qe ofronte Inter dhe eshte gati ta shtoje akoma. Megjithate, te pakten futbollit italian nuk del asnjehere nga moda, madje eshte gjithsesi nje nga me te pelqyerit.

Per ti hapur vend Dragovic, duhet te largohet nje nga mbrojtesit aktuale. Ai qe permendet me teper ne kete aspekt eshte Andrea Ranocchia, i cili mund te largohet para nje oferte te mire.

Per sa i perket Nainggolan, diskutimet nuk jane rihapur akoma me Cagliarin. Gjithsesi nese cmimi nuk ndryshon, nuk duhet te cuditeshim nese Nainggolan do te qendronte tek Cagliari.

Se fundi, Laxalt. Interi ka ndermend ta mbaje ne skuader, sepse eshte nje i ri interesant, megjithate verdikti perfundimtar do te jepet pasi Mazzarri ta vleresoje nga afer.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.