Di Marzio: “Vrsaljko do te luaje tek Genoa. Por Interi ne kete operacion…”
Goditje mjaft e bukur ne Kroaci per Genoan. Klubi kuq e blu praktikisht ka mbyllur tratativen per te sjelle ne Itali Srme Vrsaljko, mbrojtes i klasit 1992 i Dinamos se Zagrebit.
Vrsaljko, i cili prej kohesh eshte titullar ne kombetaren Kroate, ka luajtur 62 ndeshje me Dinamon e Zagrebit dhe ka shenuar edhe dy gola do te vije tek Genoa per 4 milion euro. Oferta me shume mundesi do te pranohet, dhe lojtari me pas do te zhvilloje direkt vizitat mjekesore. Interi i cili eshte prej kohesh i interesuar per te, do te vazhdoje ta ndjeke nga afer progresin e tij me bluzen e Genoas. Nuk perjashtohet as fakti qe mardheniet e mira te zikalterve me Dinamon te kene ndikuar per mbylljen e marveshjes dhe ne kembim te kene mare nje premtim nga Preziosi…