Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

466 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Di Marzio zbulon gjithcka: “Lautaro-Barcelona ishte shume e avancuar, por ja cfare ndodhi qe deshtoi tratativa.”

Di Marzio zbulon gjithcka: “Lautaro-Barcelona ishte shume e avancuar, por ja cfare ndodhi qe deshtoi tratativa.”
Inter Club Staff

Lautaro eshte ceshtja e momentit tek Interi, kete gje tashme e kemi kuptuar prej ditesh.

Por ajo qe ka thene ne keto caste Gianluca Di Marzio tregon shume gjera mbi situaten qe kjo tratative (nese mund ta quajme keshtu) po kalon.

Keto kane qene fjalet e ekspertit te njohur italian te merkatos i lidhur direkt via Skype ne Sky Sports Italia.

“Nga ajo qe di une, klauzola e Lautaro Martinez prej 111 milione eurosh duhet te paguhet e gjitha brenda nje jave ne rast se ndonje klub deshiron ta aktivizoje.”

“Interi te pakten eshte e bindur qe nga kjo kerkese nuk do te zbrese per asgje ne bote dhe ai qe do te trokase do te shohe nje tabele qe lexon “cmimi 111 milione euro eshte i panegociueshem”.

Keshtu e ka nisur shkrimin e tij Gianluca Di Marzio, i cili ne nderhyrjen e tij tek Sky Sport ka folur edhe me tej per te ardhmen e Toros.

“Perpara situates se emergjences shendetesore, tratativa ishte shume e avancuar dhe kishte pasur madje edhe diskutime per lojtaret qe do te perfshiheshin ne kete tratative.”

“Por me pas ka pasur disa frenime te paevitueshme dhe Barcelona ka tentuar te ndryshoje letrat ne tavoline.”

“Barcelona ka ndryshuar oferten e saj ne para per Interin dhe Interi ne ato kushte te reja qe ata kane ofruar nuk eshte dakort. Marotta e ka quajtur te papranueshem kete fakt dhe ndryshimin e ofertes.”

“Sot per sot, kjo tratative eshte totalisht e bllokuar dhe me pas duhet theksuar se Interi nuk ka asnje deshire per ta shitur lojtarin. Ka qene Barcelona ajo qe ka tentuar te komunikoje dhe te nise nje tratative.”

“Interi do te pranonte nje largim te Lautaros nese parate dhe lojtaret e ofruar arrijne ne shumen 111 milione euro. Asnje cent me poshte.”

“Keshtu, te thuash sot se Lautaro Martinez do te largohet nga Interi eshte shume e gabuar.”

“Por ka edhe dicka te sigurt: lojtari nga ana e tij nuk do te beje asnje tentative per tu larguar dhe nuk do e forcoje doren per te arritur te ky qellim.”

“Ai eshte i lumtur ne Milano, ka nje raport miqesie me shokun e repartit Lukaku, ka nje raport shume te sinqerte me teknikun Conte dhe nuk shikon arsye pse duhet te tentoje largimin me cdo kusht.”

“Ka madje edhe nga ata persona afer lojtarit qe thone me bindje se Lautaro deshiron te fitoje me Interin perpara se te largohet, njejte si beri me Racing ne Argjentine.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.