Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 6, 2022

Scroll to top

Top

539 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Di Marzio zbulon: “Inter, cfare emri surprize per sulmin: Marotta shume afer nje lojtari te mrekullueshem si…”

Di Marzio zbulon: “Inter, cfare emri surprize per sulmin: Marotta shume afer nje lojtari te mrekullueshem si…”
Inter Club Staff

Ish-tranjeri i njohur, Gianni Di Marzio, si dhe njekohesisht edhe babai i gazetarit te njohur dhe ekspert i merkatos, Gianluca Di Marzio, ka folur sot per merkaton e Interit.

Ai eshte intervistuar per TMW Radio, dhe ka zbuluar se si Interi ka vene ne shenjester nje sulmues brazilian.

Ai ka zbuluar: “Eshte pikerisht Marcos Paulo (qe luan te Fluminense) sulmuesi qe luan edhe ne krah shpesh here.”

“Ai eshte nje lojtar qe me ka mahnitur me shume se te gjithe, duke qene se e kam studiuar nga afer e mund te them se Interi mund te beje nje goditje perle.”

“Ka nje pasaporte portugeze, mund te vije direkt sepse nuk eshte ekstrakomunitar, por eshte shume i zoti edhe si sulmues qendre.”

“Ai eshte ne skadence kontrate ne fund te sezonit (qershor 2021) e mund te jete keshtu nje mundesi e mire per Interin.”

“Fluminense po ben gjithcka per ti rinovuar kontraten, por agjentet e tij po bejne gjithcka qe ta sjellin ne Europe.”

“E di shume mire nga disa burime te miat qe Interi po e ndjek nga afer dhe po tenton qe te siguroje sherbimet e tij.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.