Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

382 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Di Marzio zbulon: “Une per Interin jam zene edhe me babain tim. E dija qe Mancini…”

Di Marzio zbulon: “Une per Interin jam zene edhe me babain tim. E dija qe Mancini…”
Inter Club Staff

Gianluca Di Marzio, gazetar i njohur i Sky Sport dhe ekspert prej vitesh i merkatos, ka folur diten e djeshme per nje ndodhi ne lidhje me Interin.

Ai ka folur ne frekuencat e TMW Radio, ne emisionin shume te ndjekur ‘Maracana’ dhe ka dhene disa ndjesi edhe per merkaton e ketij sezoni.

“Interi per mendimin tim ka bere nje merkato te menduar shume mire dhe ka perforcuar ndjeshem skuadren e saj.”

“Napoli me Osimhen per mendimin tim ka bere goditjen me te bukur te merkatos duke pare vleren dhe talentin e lojtarit.”

“Por edhe Juventusi me Kulusevskin ka arritur te siguroje nje gur te cmuar te Serie A. Por te mos harrojme edhe dicka tjeter.”

“Asnje skuader nuk i ka bere dot gjerat ashtu si ka dashur ne fillim te merkatos. Ishte shume e veshtire te beje dicka te tille ne kete sesion.”

Nderkohe, ai me pas tregon nje ndodhi interesante te kohes kur Mancini erdhi tek Interi ne vendin e Mazzarrit.

“Nuk doja ta jepja lajmin. Kjo sepse po prisja lajme nga Interi qe me kishte kerkuar te mos e publikoja sepse duhet te flisnin njehere me tranjerin aktual qe duhej shkarkuar.”

“Per kete arsye kam bere nje debat te eger me babain tim dhe nuk folem bashke per tre dite me radhe. Po, per Interin u zura me babain tim. Por ne profesionin tone duhet te respektojme klubet dhe punonjesit e tyre.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.