Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | November 27, 2022

Scroll to top

Top

0 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Diego Forlan nuk harron Interin dhe kujton: “Edhe pse pak muaj, kohen tek Inter e kujtoj sikur…”

Diego Forlan nuk harron Interin dhe kujton: “Edhe pse pak muaj, kohen tek Inter e kujtoj sikur…”
Inter Club Staff

Te gjithe e mbajne mend transferimin e Diego Forlan tek Inter ne sezonin 2011-2012, sepse ai erdhi ne Milano per te zevendesuar Samuel Eto’o.

Por per fati ne tij te keq, si edhe te Interit, Forlan ne Milano hasi nje situate jo shume te mire per sa i perket demtimeve te njepasnjeshme.

Nderkohe, diten e sotme Diego ka folur per La Gazzetta dello Sport, ku ka folur per Boterorin ne Katar, por eshte ndalur edh tek Inter.

Diego, ne Katar nuk eshte Italia. Cfare na thua per kete? A i mungon Boterorit nje Kombetare qe eshte kampione ne fuqi e Europes?

“Me vjen shume keq. Duket e pabesueshme qe Kampionia e Europes ne fuqi nuk ndodhet ne Boteror, ketu me ne”.

“Ne fakt ka ndodhur keshtu, dhe eshte hera e dyte radhazi. I ka ndodhur edhe Uruguay, qe nuk ka luajtur ne Boterorin e 1994 dhe te 1998”.

“Ne Itali ka shume lojtare te zote dhe mendoj se te Boterori i radhes do te jeni me siguri te plote. Futbolli eshte keshtu”.

Interi ne ndjek prape?

“E ndjek sa here mundem. Degjohem edhe me Zanetti, Samuel dhe Milito. Kam qendruar vetem nje sezon tek Inter dhe kam pasur shume demtime per hir te vertetes”.

“Me ka ardhur shume keq qe nuk kam mundur te jap me shume, por edhe pse per ato pak muaj, ai klub me ka mbetur ne zemer per shume gjera dhe tifozet ne vecanti. Kohen tek Inter e kujtoj sikur te kem qendruar aty per shume vite, jo vetem nje”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Next Story

This is the most recent story.