Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

350 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Dimarco zbulon pas ndeshjes: “Do ju them te verteten: ja cfare ndodhi pas penalltise qe gabova. Nuk…”

Dimarco zbulon pas ndeshjes: “Do ju them te verteten: ja cfare ndodhi pas penalltise qe gabova. Nuk…”
Inter Club Staff

“Jemi futur ne fushe me mendjen e duhur por jemi treguar edhe te zotet sepse goli erdhi direkt pas ndryshimeve te bera.”

“Me siguri kemi marre nje fitore te rendesishme ne shtepi, duhej dhe ishte shume e rendesishme per ne te fitonim.”

“Donim te shkonim ne pushimet e kombetareve me nje fitore ne xhep. Mund te kete ndeshje ku ndonjehere nuk je i kthjellet, por te luash cdo tre dite nuk eshte e thjeshte.

Keshtu e nis fjalen e tij Federico Dimarco pas ndeshjes i cili vazhdon edhe me tej: “Sulmuesit tane jane te gjithe shume te forte. Nese nuk bejne nga nje gol per ndeshje ndihen keq.”

“Por shume shpejt mendoj do te vije edhe goli ne Champions. Te luaj per skuadren per te cilen kam bere tifo qe femije eshte nje emocion i papershkrueshem.”

“Jam me te vertete i lumtur dhe krenar qe ndodhem tek Interi. Nje enderr e realizuar eshte kjo nga ana ime.”

Cfare mungon per nje telefonate nga Roberto Mancini?

“Une sinqerisht mendoj te punoj dite pas dite. E qarte qe shpresoj ne nje telefonate, por do te vije ne baze te ndeshjeve qe do te bej tek Interi. Eshte pasoje.”

Penalltia e gabuar?

“Do ju them te verteten: ate nate ishte e veshtire te me zinte gjumi per ate gabim qe bera ne fushen e lojes me Atalanten.”

“Por fale shokeve dhe tifozeve e kalova me sukses ate moment. Mbeshtetja e tyre ka qene thelbesore per mua.”

Cfare i thate vetes ne pushimin e pjeseve?

“Tranjeri na tha te qendronim te qete sepse mund te fitonim. Kjo u pa edhe nga menyra se si u futem me pas dhe se si morem fitoren ne shtepi.”

Do e kishe gjuajtur penalltine sot?

“Nese do kisha mundesine po, pa problemin me te vogel.”

Je nje lojtar krahu i maskuar si mbrojtes, a e di? Tashme je bere i paparashikueshmi aty prapa…

“Po, por fale punes se madhe te Juric me mua kam marre me vete keto dy gjera: te jap topin dhe te sulmoj. E kam brenda.”

“Kur eshte per te mbrojtur, perqendrohem shume prapa. Viti i kaluar me ka sherbyer shume qe te jem me i perqendruar prapa dhe te permiresohem ne fazen mbrojtese.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.