Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

794 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Dimensioni i dyfishte i Kovacic: Mateo tashme duhet te gjeje ate te sakten.

Dimensioni i dyfishte i Kovacic: Mateo tashme duhet te gjeje ate te sakten.
Ardis
  • On 31/10/2013, 13:11

Dimensioni i dyfishte i Mateo-s. Nuk eshe titulli i ndonje libri. Eshte thjesht momenti, ikona futbollistike e Mateo Kovacic. Nje talent, absolut. Kjo gje nuk ka dyshime. Nuk mund te kritikohen kualitetet e nje djaloshi vitlindja 1994 qe ka luajtur ne ndeshje te Champions League dhe Europa League me personalitetin e nje futbollisti te vertete. Qe per te riun kroat nuk eshte nje moment i thjeshte, kuptohet qe nga larg. Kerkon pozicionin me te mire ne fushe, shpesh nuk e gjen. Ka shume pune, dhe Mazzarri e di mire.

“Ne keto momente, fizikisht Alvarez me jep me shume fuqi ne mesfushe. Eshte nje rol i rendesishem”. Keshtu Walter Mazzarri ka shpjeguar ndryshimin teknik midis Kovacic dhe argjentinasit, eshte nje nderrim mese i justifikuar. Alvarez eshte mire, mund te luaje mire ne ate pozicion ne fushe. Numri 10, qe tashme mbase i peshon pak, po lufton qe te gjeje pozicionin e tij. ‘Vertitet’, sa ne sulm e sa ne mesfushe. Ka bere mezz`ala, tashme po ben suportuesin e Palacios. Nje drejtues mesfushe? Kush e di. Perkundrazi, sigurisht. Sepse Mateo eshte i zoti per te vendosur manovrat dhe mbi te gjitha kur luan perballe portes behet ‘vdekjeprures’. Ka vizion te lojes si shume pak vete, mbase si askush ne skuadren e Interit. Nje talent qe duhet te rritet, qe duhet perqafuar dhe jo te heqim dore. Pikerisht sic po ben ai, i ri por inteligjent dhe eshte ne gjendje te kuptoje qe kjo qe po kalon tek zikaltrit eshte okazioni i jetes. Mjafton qe te gjeje dimensionin e sakte.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.