Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,486 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Direkt i pazevendesueshem: 101 topa te prekur, 94% saktesi. Medel pushton San Siron!

Direkt i pazevendesueshem: 101 topa te prekur, 94% saktesi. Medel pushton San Siron!
Inter Club Staff

Prezantim absolutisht i mrekullueshem ai i sotmi per Gary Medel.

Mesfushori Kilian, i hedhur ne fushe sebashku me nje ekip te perqendruar totalisht ne sulm, ka luajtur praktikisht i vetem ne mesin e fushes dhe ka dominuar skenen gjate gjithe ndeshjes, duke shkaterruar sulmet e Sassuolos pa nisur mire dhe duke ndihmuar Hernanes dhe Kovacic qe te shprehnin fantazine e tyre.

Statistikat e Pitbullit jane me te vertete te jashtezakonshme: 11 topa te prekur nga ai ne 90 minuta me 94% saktesi ne pasime dhe vetem 3 faulla te bere. Ish lojtari i Cardif ka dominuar fushen e tij, duke i dhene te drejte drejtuesve edhe nje here qe e kane blere per 8 milione euro.

Mazzarri ne fundin e takimit la te kuptohej qe do te jete me te vertete te pakta rastet ne te cilat ai do te heqe dore nga lojtari qe per te tashme eshte i pazevendesueshem: “Me gjashte lojtare sulmues ne fushe kam nevoje per nje metodist me karakteristikat e tij, ndryshe nuk me dalin llogarite. Sot ka qene fantastik.” – ka shpjeguar tekniku.

Nderkohe Medel ka bere publikun ne San Siro te dashurohet me te dhe te beje ovacione pas cdo nderhyrje te tij. Te enjten ndaj Dnipro ai do te mungoje per shkak skualfikimi dhe do te rikthehet te dielen ndaj Palermos.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags