Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,539 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Disponueshmeria, gjendja fizike dhe Perisic-Candreva: Pioli beson tek Champions League!

Disponueshmeria, gjendja fizike dhe Perisic-Candreva: Pioli beson tek Champions League!
Inter Club Staff

Stefano Pioli ka thene pas derbyt tekstualisht se beson ende tek Champions League. Por cfare e ben teknikun italian kaq optimist? Sipas La Gazzetta dello Sport, keto jane tre pikat kryesore ku pioli mbeshtetet ne ato qe thote:

DISPONUESHMERIA – “Nga djemte e mi pretendoj qe te dalin cdo here nga fusha pa asnje energji”, tha tranjeri 51 vjecar ne prag te derbyt, dhe ne darke ishte i gezuar sepse me te vertete ashtu doli skuadra nga fusha. Po, sjellja ne pergjithesi ishte ne lartesine e duhur kunder Milanit, pavarsisht gabimeve, por ne fushe u pa puna e nje jave te tere. “Ne kete jave kam pare profesionalizmin e grupit, njerez serioz, te gatshem, ambicioz dhe te gatshem te japin gjithcka per Interin.”

GJENDJA FIZIKE – Sinjale te mira vijne me ne fund nga gjendja fizike. TE dielen ne darke u pa nje Inter qe zgjati 90 minuta sebashku me kohen shtese, me nje finale ndeshjeje bindese, reaksionare dhe brilante deri ne nje fare pike. Dukeshin me te lodhur kuqezinjte edhe pse bene nje ndeshje pothuajse ne gjysemfushen e tyre.

PERISIC-CANDREVA – Nje nga objektivat e Piolit eshte te beje Interin jo te varur vetem nga golat e Icardit. E ne kete sens duhen pare me kujdes paraqitjet e Perisic dhe Candreves. Kroati nuk beri nje ndeshje mjaft te mire ndaj Milanit, por arriti te shenoje golin me te rendesishem e tani duhet te gjeje pak vazhdimesi. Ndersa Candreva duket se eshte zhbllokuar me ne fund ne nivel realizativ por jo vetem se shenoi golin, por ne pergjithesi tregoi nje rendiment te larte ne fushe. Ata te dy plus Icardin jane sot per sot gurat e cmuar te Piolit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.