Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | January 16, 2021

Scroll to top

Top

1,536 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Dita e pare e Interit te Mazzarrit. Me te ne Pinetina…

Dita e pare e Interit te Mazzarrit. Me te ne Pinetina…
Xhorxh Gellci

Rinis sot ne oren 12:30 aventura e Interit te Mazzarrit. Sot do te behen testet atletike ndersa neser jane ne program 2 stervitjet e para. Te merkure ne mengjes do te behet nisja per ne Pinzolo. Mazzarri ka ne program bashkebisedime individuale me te gjithe lojtaret e skuadres.

Nga i gjithe ekipi sot do te mungojne keta lojtare: Zanetti (do te bashkohet direkt ne USA), Nagatomo (ne Pinzolo prej te merkures), Pereira (ne Pinzolo prej dates 17 korrik), Laxalt e Duncan (pas Boterorit U20 do te bejne disa dite pushim). Nuk do te kete grumbullim as per ata qe do te ndryshojne fanelle: Belec, Silvestre, Schelotto dhe Benassi do te kene disa dite me shume pushimi ne pritje te kuptojne te ardhmen e tyre. Ndersa do te jene prezent te rinjte qe do te kompletojne grupin e punes, mes te cileve: mbrojtesit Isaac Doncor dhe Leonardo Logo, mesfushoret Niccolo Belloni, Morten Knudsen dhe Patrick Olsen, si dhe sulmuesi Matteo Colombi.

Nen urdhrat e Mazzarrit, pervec lojtareve do te jete edhe stafi teknik i plote, me zv. trainerin Nicolò Frustalupi, asistentet Giuseppe Baresi e Luca Vigiani, pergatitesin atletik Giuseppe Pondrellidhe pregatitesin e portiereve Nunzio Papale.

Keta jane te grumbulluarit nga skuadra e pare e Interit:

PORTIERE: Samir Handanovic (29 anni), Luca Castellazzi (38), Juan Pablo Carrizo (29).

MBROJTES: Andrea Ranocchia (25), Walter Samuel (35), Christian Chivu (32), Ibrahima Mbaye (18), Juan Jesus (22), Jonathan (27), Hugo Campagnaro (33), Marco Andreolli (27).

MESFUSHORE: Mateo Kovacic (19), Ricardo Alvarez (25), Fredy Guarin (27), Gaby Mudingayi (31), Zdravko Kuzmanovic (25), Esteban Cambiasso (32), Joel Obi (22).

SULMUES: Mauro Icardi (20), Ishak Belfodil (21), Rodrigo Palacio (31), Samuele Longo (21), Diego Milito (34).

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.