Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,532 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Djaloshi plangprishes pretendent per tu rikthyer ne baze?

Djaloshi plangprishes pretendent per tu rikthyer ne baze?
Ardis
  • On 28/03/2014, 22:37

Qe Interi ka nevoje per lojtare krahu te rinj, duke marre parasysh edhe lojen e deshiruar nga Mazzarri, nuk esht ndonje gje e re. Pervec Sagna, Evra dhe Vrsaljko, mund te behet realitet nje hipoteze nje rikthim i bujshem ne baze per nje djalosh te ri italian.

Behet fjale per Davide Santon, nje nga lojtaret me te mire qe ka dale nga Primavera zikalter, i cili debutoi fale nje zoterie si Jose Mourinho. Mbas 40 ndeshjesh me bluzen e Interit, djaloshi nuk garantonte vazhdimesine e performances se mrekullueshme qe arriti te shprehe ne ndeshjet e para ne fushe, duke mos marre keshtu rikonfirmimin. Shoqeria e via Vittorio Emanuele, vendos ta huazoje tek Cesena, ku nuk arrin te lere gjurme. Nga ky moment merret vendimi per ta shitur tek Newcastle, pa vendosur ndonje klauzole per ta riblere.

Ne dy vitet e fundit, situata ne Milano ka ndryshuar plotesisht. Projekti i Thohir i shikon te rinjte pjese e skuadres, akoma me mire nese jane italiane. Cmimi i kartonit te djaloshit italian shkon rreth 10 milione €. Kujdes ndaj konkurences se Milanit dhe Romes te cilat kane shprehur interes per te.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.