Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,067 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Dje takim ne Appiano per merkaton ndermjet Zhang, Conte dhe Marotta: ja 3 emrat e perfolur

Dje takim ne Appiano per merkaton ndermjet Zhang, Conte dhe Marotta: ja 3 emrat e perfolur
Inter Club Staff

Dje pas dreke ne Appiano Gentile, duke pare se ka qene prezent edhe Steven Zhang, ne shtepine Inter ka ndodhur nje takim shume i rendesishem.

Gjithcka cfare eshte diskutuar ka pasur te beje me merkaton ne shtepine zikalter qe pas Romelu Lukaku eshte ndalur per disa dite.

Antonio Conte ka folur me drejtuesit dhe me Steven Zhang per idete e tij dhe cfare i mungon ende ne skuader.

Sipas asaj qe shkruan Tuttosport, Conte deshiron nje lojtar ne krahun e majte duke pare se Dalbert nuk i jep garanci ne fazen mbrojtese dhe duhet gjetur nje shok i Asamoah qe mund te ndihmoje edhe perpara por edhe pas.

Emri i brazilianit ka hyre ne mes per nje tratative ndermjet Interi dhe Fiorentines per Birgahi, por deri me tani nuk ka pasur sinjale pozitive nga braziliani qe do te deshironte me shume nje kalim ne France ku do te gjente ish-skuadren e tij Nice.

Ata e kerkojne ne nje huazim me detyrim ose te drejte blerje, por nuk ka informacion mbi kete oferte ne kete moment.

Biraghi vazhdon te mbetet nje emer qe i intereson shume zikalterve sepse eshte nje lojtar qe futet pa asnje problem ne listen Uefa si produkt i te rinjve.

Alternativa pastaj eshte Ante Rebic, por ky i fundit kushton plot 40 milione euro dhe nuk eshte e lehte per ta transferuar ne Milano.

Opsioni i fundit qe shihet si low cost eshte Layvin Kurzawa i cili eshte ne dalje nga Paris Saint Germain. Por ky emer nuk i ngroh drejtuesit zikalterl.

Keshtu, te tre emrat e diskutuar dje ne Appiano kane te bejne me krahun e majte te skuadres zikalter qe shihet si nje repart me i zbuluar nga te tjeret nga Antonio Conte.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.