Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

380 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Donati: “Nuk isha pjese e projektit te Interit. Do te qendroja nese…”

Donati: “Nuk isha pjese e projektit te Interit. Do te qendroja nese…”
Ardis
  • On 01/07/2013, 12:50

Mbrojtesi i djathte eshte transferuar tek Bayer Leverkusen: “Falenderoj zikaltrit qe nuk penguan tratativat. Me vjen keq qe u largova edhe per tifozet.

Ka qene pikerisht ai “pjeseza” e pare e mbrojtjes se nenkapiones se Europes Under-21, qe eshte larguar perfundimisht nga shtepia Inter. Giulio Donati, u be protagonist surprize i turneut kontinental me kombetaren te drejtuar nga Devis Mangia, tashme pjese i ekipit gjerman Bayer Leverkusen, duke perfituar shoqeria zikalter nga kjo tratative rreth 3 milione €.

Sa ka ndikuar prezantimi yt ne turneun europian ne kalimin tend tek Bayer Leverkusen?
“Ishte nje emocion i papershkrueshem. Kam filluar tre vite me pare rrugetimin me kete kombetare dhe te arrinin ne finale te ketij turneo ishte kurorezimi i nje rrugetimi te gjate. Sigurisht, te fitonim trofeun do te ishte qershia mbi torte, por edhe kaq eshte mire. Kam pasur fatin te luaj dhe te kem besimin nga ana e Mangias. Prezantimet e mia ne kete kompeticion, mendoj te mira, kane bere qe te terheqin vemendjen e skuadrave nderkombetare dhe te interesohen per mua”
.

Si eshte pershtypja e pare me Bayer ?
“Mund te them se ne nivelin e strukturave jam shume i perparuar. Nga qendra sportive ne palester jam nje hap perpara. Fakti se po kaloj nga Serie B ne Champions eshte nje enderr. Ka shume diference midis te shkosh dhe te luash per nje skuader te nje niveli te ulet, edhe te Serie A, dhe nje  Top Klub te Bundesliges”.

Prisje me shume besim nga ana e Interit per ty?
“Interin mundem vetem ta rifalenderoj qe nuk nderhyri dhe nuk penguan tratativat. Ata kane menduar per nevojat e tyre, mbase nuk beja pjese ne projekt. Tek Interi nuk eshte e lehte te luash sepse ka kampione te medhenj. Por nuk e shikoj si nje lenie menjane, eshte me te vertete e veshtire. Gjithsesi do shkoj ne Gjermani te luaj per nje ekip te nje niveli te afert me te Interit. Te shkosh ne Gjermani eshte nje emocion dhe duhet te falenderoj Brancan dhe Ausilion per mundesine.

Tifozet jane rebeluar ne momentin e shitjes suaj?
“Une me ta kam pasur perhere nje raport te mire. Ka lindur e gjitha qe ne ate debutim ne San Siro me Mourinhon ne pankine. Eshte e lehte te lavderosh nje lojtar vetem mbasi ka luajtur nje Europian te mire. Nderkohe qe tifozet zikalter me kane qendruar gjithmone prane, edhe kur isha te Grosseto kete vit qe u mbyll. Me vjen keq qe po largohem nga Interi, edhe prejt tyre (tifozeve)”.

Nje dite, ne rast se Interi te kerkon, do te ktheheshe ne zikalter?
“Sigurisht, cfare ka gje me te mire se nje shoqeri si Interi? Do te kthehesha me gjithe qejf ne Itali. Tashme jam i gezuar qe do te provoj nje eksperience jashte Italise. Ne rast se do me kerkohej qe te qendroja do te isha personi me i lumtur ne bote. Te ardhmes nuk i dihet kurre, do te mbetet nje enderr te luaj me bluzen e skuadres qe me rriti”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.