Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

420 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Dragovic, oret e ardhshme decizive. Agjenti: “Interi do te pergjigjet”

Dragovic, oret e ardhshme decizive. Agjenti: “Interi do te pergjigjet”
Xhorxh Gellci

Ne Bazel jane te sigurt, Interi duhet te jape nje pergjigje ne oret e ardhshme. Aleksandar Dragovic ngelet i qete dhe vazhdon pregatitjen me shoket e tij, ne pritje qe marreveshja me Interin te shbllokohet. Shtypi austro-zviceran siguron se mungon shume pak, por me pare Interi duhet te zgjidhe fatin e Chivut, Silvestre dhe Ranocchia. Njeri nga te tre duhet te largohet per ti hapur vend lojtarit te kerkuar nga vete Walter Mazzarri per mbrojtjen e re.

>Arritjet e lojtarit deri tani sigurojne se do te jete i vlefshem edhe tek zikalterit. Dragovic, 22 vjet, lojtar i kombetares austriake, ka karakteristikat e pershtatshme per tu integruar ne perfeksion ne ne mbrojtjen me tre te trainerit toskan. Tekniku aktual i tij, Murat Yakin, ka vendosur te mos e fute ne loje ne ndeshjet e para te Baselit per sezonin e ri. Zgjedhje qe eshte e lidhur ngushte me transferimin shume te mundshem te lojtarit tek zikalterit.

Dragovic stervitet, pergenjeshtron zerat per nje udhetim ne Milano dhe pret Interin, “enderr” qe eshte gati te realizohet. Sic eshte thene, shoqeria zikalter ka nevoje te siguroje te ardhura nga largimi i te pakten nje nga tre mbrojtesit e lart-permendur. I zgjedhuri mendohet te jete Ranocchia, i kerkuar nga disa skuadra. Dhe nga Napoli ka ardhur nje oferte prej 10 milion qe eshte refuzuar menjehere.

Ndjesia eshte qe ne ditet ne vazhdim dicka mund te levize ne merkaton e Interit, qe i ka kerkuar klubit te De Laurentiis nje shkembim me Camillo Zunigen. Palet jane larg, ndersa Dragovic pret shume shpejt sinjale nga zikalterit. Ka folur edhe Sascha Breese, nje nga agjentet e Sports Total qe kujdeset per interesat e lojtarit: “E di qe Bazeli do te marre lajme te qarta ne 48 oret e ardhshme, por eshte dicka qe nuk na takon ne” – ka deklaruar agjenti.

Oret e ardhshme mendohen te jene shume decizive.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.