Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,156 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Dragovic-Ranocchia, numrat e operacionit te mundshem. Justifikohet zgjedhja e shoqerise?

Dragovic-Ranocchia, numrat e operacionit te mundshem. Justifikohet zgjedhja e shoqerise?
Xhorxh Gellci

Mundesia per ti pare te luajne bashke ne nje repart mbrojtjeje te krijuar me lojtare te rinj dhe me prospektive, e kompletuar nga Juan Jesus, po behet e pamundur dite pas dite. Po flasim per Andrea Ranocchia dhe Aleksandar Dragovic, te cilet duken alternativa e njeri tjetrit, dhe vetem njeri prej te dyve do te luaje tek Inter vitin e ardhshem.

Nese italiani do te qendroje zikalter, do te mbylleshin portat e Appianos per austriakun. Duke folur teknikisht, vleresimet e te dy lojtareve jane objektive. Por ekonomikisht, ka disa te dhena qe jane absolutishte te pa ngaterrueshme.

Ranocchia eshte i lidhur me Interin nga nje kontrate deri ne fund te 2015 me 1,7 milion euro ne sezon, pra 3,4 milion do i shkojne lojtarit. Kjo kontrate, se bashku me taksat, do i kushtoje bilancit zikalter 6,8 milion euro.

Ndersa Dragovic, ka gjetur nje marreveshje me klubin per nje kontrate 4-vjecare prej 1,1 milion euro ne sezon, pra ne kater vjet, austriaku do te kushtoje gjithsej 8,8 milion euro (bashke me taksat).

Ne aspektin e kartonave te dy lojtareve, Interi ka nje marreveshje verbale me Bazelin per nje shifer prej 8 milion eurosh (bonuset e perfshire), ndersa shoqeria zikalter synon te perfitoje 15 milion euro nga Ranocchia..

Duke konsideruar keto shifra, Interi do te realizonte nje perfitim prej 10 milion eurosh per dy vitet e ardhshme, e cila nuk mund te refuzohet lehte. Mbi te gjitha, nese klubi ka bindjen qe Dragovic eshte superior teknikisht ne krahasim me Ranocchian, atehere kjo zgjidhje do te ishte me te vertet me e mundshmja. Megjithate, do te jete fusha ajo qe do te percaktoje kush ka patur te drejte. Por duhet thene se duke folur vetem ne aspektin e numrave, zgjedhja e shoqerise mund te justifikohet.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.