Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 27, 2020

Scroll to top

Top

665 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Drejt Chievo-Inter: ja kush do te zevendesoje Gagliardinin ne mesfushe! Nderkohe Karamoh…

Drejt Chievo-Inter: ja kush do te zevendesoje Gagliardinin ne mesfushe! Nderkohe Karamoh…
Inter Club Staff

Prej disa minutash, Interi ka zbritur ne fushen e Appiano Gentiles per te rifilluar pergatitjen ne prag te ndeshjes te se dieles kunder Chievo Verona e cila ishte nderprere dje me diten pushim qe i ishte dhene skuadres si bonus per paraqitjen e se martes nga ana e Luciano Spallettit. 

Me grupin sot natyrisht nuk eshte Roberto Gagliardini, i cili per te dyten dite radhazi po ben terapi per tu rekuperuar nga demtimi ne muskulin e kofshes se djathte te pesuar te marten ndaj Cagliarit.

Image result for gagliardini cagliari   infortunio

Pikerisht per kete arsye, duke pare gjendjen jo shume te mire te Matias Vecino, tekniku zikalter po mendon te luaje me Borja Valeron sebashku me Brozovic ne mesin e fushes.

Vecino po vazhdon te kete shqetesime dhe nuk eshte ne formen e tij me te mire dhe pikerisht per kete arsye Luciano Spalletti nuk deshiron ta rrezikoje duke pare se nese demtohet perseri, Interi do te mbetej me vetem dy mesfushore.

Ne sulm, duket se ka perseri nje balotazh.

Ne gare per nje bluze titullari eshte Karamoh dhe Candreva, me te parin i cili mund ti lere vendin italianit ne sulmin qe do te perbehet nga Perisic, Icardi dhe Rafinha pas shpines se kapitenit.

Kete gje shkruan sot Premium Sport ne edicionin e saj online.

Formacioni i mundshem i Interit ndaj Chievo Verona te dielen ne oren 15:00:

4-2-3-1: Handanovic, Cancelo, Skriniar, Miranda, D’Ambrosio, Brozovic, Borja Valero, Rafinha, Perisic, Candreva (Karamoh) dhe Icardi.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.