Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,881 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Drejt derbyt – Stefano Pioli tenton te ndryshoje fytyren e sezonit zikalter: taktika, fiziku dhe mendja…

Drejt derbyt – Stefano Pioli tenton te ndryshoje fytyren e sezonit zikalter: taktika, fiziku dhe mendja…
Inter Club Staff

Derby po afrohet dhe Corriere dello Sport analizon tre aspekte qe jane cilesuar kryesore nga Stefano Pioli ne prag te debutimit te tij tek pankina zikalter: keto tre aspekte jane taktika, fiziku dhe mendja.

FAKTORI SURPRIZE – Stervitje te blinduara, pas asnje mundesi shikimi dhe dhenies se avantazheve Monteles. Moduli? 4-2-3-1 ose 4-3-3. Ajo qe do te ndryshoje eshte interpretimi i lojes. Per shembull, fakti qe lojtaret e krahut duhet te futen per ne qender qe te tentojne te gjuajne ose te futen ne zone per te dhene me pas pasimin final. Keshtu ka vend edhe per avancimin e lojtareve te krahut. Futbolli i Piolit eshte i bere me levizje dhe jo me futbolliste statike. Te pakten nje mesfushor duket te avancoje gjithmone: prandaj ekziston dyshimi Banega apo Brozovic.

STERVITJE ME TOP  Interi i De Boer dukej sikur kishte nje deficit nga ana atletike. E veshtire te permiresohet situata ne pak dite, Pioli ka studiuar nje program qe shpreson te jape rezultate ne periudhen afatshkurter dhe afatgjate. Do te tentohet per nje ndeshje me intensitet te larte. Stervitjet keto dite kane zgjatur rreth 90-100 minuta dhe gjithmone ne mengjes. Ato zhvillohen me pak pushime apo nderprerje, vetem ato qe jane te nevojshme. Ne ushtrimet e futbollisteve ka gjithmone top, ne menyre qe perqendrimi i lojtareve te jete gjithmone e me i larte.

ANA MENDORE – Mungon besimi ne vetvete dhe autostima pas rezultateve te donta. Pioli, keshtu, ka veshur edhe veshjen e psikologut. Inputet qe i jane dhene grupit – per momentin asnje diskutim individual, por vetem disa bashkebisedime ne grup – jane ato qe kompaktitetit, te sakrifices dhe te pasionit. Per tu shprehur me mire ne fushe duhet qe gjithesecili te ndihet i perfshire, te mare pjese dhe te bashkuar. Zemra nuk duhet e mungoje ne asnje moment te ndeshjes. Nga kjo pikepamje, Samuel, nga dje ka filluar pune ne fushe duke hyre keshtu ne stafin e Piolit dhe ka kerkuar menjehere qe ai te kthehet si nje burim frymezimi per lojtaret.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.