Drejt Inter-Fiorentina: Milito behet gati, por do jete akoma 3-5-1-1
Ne diten e djeshme, lojtaret e impenjuar kunder Sassuolos kane zhvilluar nje pune clodhese, ne te cilen ka marre pjese edhe Diego Milito, tanime i rekuperuar. Megjithate, argjentinasipo ndjek nje program te vecante, prandaj, ndersa te gjithe kane perfunduar stervitjen me nje ndeshje ne familje kunder Primaveres, ai ka punuar me vete.
Vetem sot, ne stervitjen e spostuar ne mengjes, Mazzarri do te beje provat e para anti-Fiorentina. Pavaresisht faktit qe kjo eshte ndeshja e pare ne mes te javes ne kete sezon, eshte e mundur qe te rikonfirmohet 3-5-1-1 i Reggios. Ndoshta me Cagliarin do te kete disa zevendesime, sepse do te kete nje dite me pak per te rikuperuar ne krahasim me takimin me Fiorentinen.