Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,629 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Drejt Inter-Roma: Pritet rikthimi nga minuta e pare e Joao Miranda. D’Ambrosio…

Drejt Inter-Roma: Pritet rikthimi nga minuta e pare e Joao Miranda. D’Ambrosio…
Inter Club Staff

Joao Miranda po shkon me hapa galopant drejt prezences ne fushe qe nga minuta e pare ndaj Romes. Pas rikthimit ne stervitje pas javes se pushimeve – ashtu si tregon Gazzetta dello Sport – braziliani dje ka punuar me grupin duke dhene pergjigje shume te mira pas demtimit ne sfiden kunder Sassuolos ne daten 23 dhjetor. Fakti qe ai eshte stervitur me grupin do te thote qe ne mungese te ndonje surprize, ai do te luaje ndaj Romes perkrah Skriniar qe nga minuta e pare. Ky eshte nje lajm teper i mire per Spallettin qe me shume mundesi do i duhet te heqe dore edhe nga Ranocchia, gjithashtu i demtuar dhe te mos harrojme qe ne dy ndeshjet e fundit pothuajse ka luajtur me nje kembe per shkak te demtimit duke rrezikuar dicka edhe me te rende. Ne stervitje eshte pare edhe Danilo D’Ambrosio, i cili po djeg etapat e rikthimit, por qe do te duhen edhe disa jave per ta pare ndoshta ne forme. Gjithesesi, stervitjet e ardhshme do te tregojne me shume per gjendjen e rekuperimit te italianit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.