Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

924 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Drejt Inter-Torino – Dy dyshime per Mazzarri. Hernanes dhe Icardi nga minuta e pare dhe mbrojtja e re..

Drejt Inter-Torino – Dy dyshime per Mazzarri. Hernanes dhe Icardi nga minuta e pare dhe mbrojtja e re..
Ardi Deda

Kete here Erick Thohir pret nje fitore. Pasi ka qene i pranishem ne barazimet e brendshme me Catania dhe Cagliari, presidenti zikalter kete here kerkon te shohe skuadren te triumfoje kunder Torinos. Sot ka qene seanca e pare e stervitjes ku Mazzarri mund te mbeshtetet me te gjithe grupin ne dispozicion, duke pare angazhimet me kombetaret.

Hernanes, Cambiasso dhe? Te shumta jane sigurite e kesaj jave pune. Mbi te gjitha, Hernanes ka rekuperuar plotesisht nga lodhja muskulare dhe do te kthehet titullar pas tribunes me Cagliarin dhe pankinen ne fillim me Romen. Profeti eshte gati te marre vendin e tij ne mesfushe, duke shoqeruar Cambiasso dhe ndihmuar aksionet sulmuese. Bashke me te, do te jete me shume Guarin sesa Alvarez: dueli midis kolumbianit dhe argjentinasit eshte nje nga dyshimet qe do te shoqeroje trajnerin zikalter deri ne fillim te ndeshjes. Per momentin, sic u tha, kolumbiani duket ne avantazh perballe Alvarez edhe sepse Ricky nuk eshte ne kushtet e tij me te mira, ka mbetur ne pankine ne ndeshjet e kombetares, dhe ne Olimpico kishte paralajmeruar nje dhimbje muskulare.

Karta D’Ambrosio – Balotazhi tjeter eshte ne krahun e djathte midis D’Ambrosio dhe Jonathan. Shume jane duke pyetur perse D”Ambrosio nuk po futet si titullar, por shume pak dine per perkushtimin e Mazzarit ndaj lojtareve te tij te krahut: kush ka qene ne Pinzolo njeh punen e perpikte qe eshte bere me Nagatomo dhe Jonathan. Dhe frytet shihen. Karta D’Ambrosio mund te perdoret gjithsesi per here te pare nga fillimi pikerisht kunder skuadres se tij.

Icardi dhe mbrojtja e re – Sigurisht, ne qender te sulmit kemi akoma hapesira per Mauro Icardi, qe eshte duke u ambientuar akoma me shume me rolin dhe po rrit autonomine e tij fizike. Ne mbrojtje, pa Samuel dhe Juan te skualifikuar, ja ku kemi Ranocchia dhe Campagnaro qe kompletojne repartin me Rolando. Mazzarri duhet te zgjedhe ke te vendose ne qendren-e majte te mbrojtjes perballe Cerci, me italianin te sigurte ne rolin qendror ne mes te dy te tjereve.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.