Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

634 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Drejt Milan-Inter, te rejat e fundit mbi zikalterit: formacionet e mundshme…

Drejt Milan-Inter, te rejat e fundit mbi zikalterit: formacionet e mundshme…
Bujar Berishaj

Mungon me pak se nje jave deri ne debutimin e ri te Roberto Mancinit ne Serie A, kunder Milanit, ne javen e 12-te te Serie A.

Sa i perket zgjidhjeve te Mancinit, skuadra ne fushe duket se do jete me formacionin 4-3-1-2, ne sulm dyshja Palacio-Icardi dhe pas shpines se tyre Kovacic. Ne mesfushe ka akoma dyshime per faktin se M’Vila eshte rekuperuar dhe tekniku italian e ka provuar ate para mbrojtjes. Pritet nje balotazh me Kuzmanovic.

Nderkohe duket i sigurte vendi i titullarit per Fredy Guarin: kolumbiani do te jete i impenjuar si mesfushor qendre ne anen e djathte, kurse ne te majte duhet te jete Hernanes. Kushtet fizike e lejojne: braziliani do te vezhgohet me kujdes, dite pas dite.

Kapitulli mbrojtje: perpara Samir Handanovic, po shkohet drejt stolit per Vidic, favorit dyshja Ranocchia-Juan Jesus per dyshen e qendres se mbrojtjes. Ne krahe do te jene Nagatomo ne te djathte dhe Dodo ne te majte.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.