Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

732 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Drejt miqesores Inter-Sion: mbrojtje me 4 per Spallettin. Syte te Lautaro Martinez, Icardi…

Drejt miqesores Inter-Sion: mbrojtje me 4 per Spallettin. Syte te Lautaro Martinez, Icardi…
Bujar Berishaj

Luciano Spalletti nuk do te eksperimentoj me mbrojtjen me 3 neser ne miqesoren me Sion.

Te pakten kjo mesohet nga stervitjet e fundit ne Pinetina, ku tekniku zikalter ka punuar me mbrojtjen klasike me 4 para portierit.

Sic raporton Premium Sport, Luciano Spalletti me shume mundesi pret rikthimin e Joao Miranda nga pushimet per te ndertuar murin e ri te mbrojtjes qe ka ne mendje, me Skriniar dhe blerjen e re De Vrij.

Pas fitores 3-0 kunder Luganos, zikalterit nuk pritet te zbresin ne fushe me shume ndryshime taktike. Nainggolan do jete nga minuta e pare ne kerkim te golit te tij me fanellen e Interit, por e njejta gje nuk mund te thuhet per Lautaro Martinez.

Ky i fundit tashme ka shenuar ne ndeshjen e pare miqesore qe ishte edhe ndeshja e pare per te me fanellen zikalter.

Sulmuesi i ri argjentinas therritet keshtu qe te konfirmoj ndeshjen e mire qe ka bere ne minutat e tij te pare me Interin por do te jete e veshtire qe ta shohim ne fushe se bashku me bashkombasin e tij Mauro Icardi.

Kjo sepse kapiteni zikalter i ka nisur stervitjet e tij si i diferencuar me nje pune me te lehte dhe, edhe pse eshte bashkuar me grupin, ka qene gjithmone ne ekip te kunder me Martinez duke lene te kuptohet keshtu qe do te jete e veshtire t’i shohim te dy nga fillimi.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.